Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Teksa ndodhej para makinës të së vërtetës, Ramës iu bë pyetja se si e ka emrin e vërtetë dhe më pas tregoi historinë e emrit Edvin.

Devi: Si quhesh?

Rama: Edi.

Devi: Jo.

Rama: Edvin. Emrin ma ka vënë gjyshja dhe kur u rrita thashë pse duhet të mbaj një emër që ma kanë vënë të tjerët, do e vë vetë.

Devi: Ke thënë për mediat kazan kazan, po ti që nuk le kazan pa u futur.

Rama: Futu në kazan e pastroje, çfarë t’i bëj.

Top Channel