Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.

Basha: Nuk ka projekt për Durrësin. Ku i ke negociatat? Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Si u kujtua një person për projektin 3D vetëm tre javë para se ta largojnë shqiptarët? Çdo investim që i ndihmon shqiptarët do ecë përpara.

Janë të gjitha projekte 3D pas 8 vitesh dështim. Thonë që do tu legalizojë shtëpitë e ia shembin në mëngjes me gaz lotsjellës. Rritja e pagave nuk bëhet me vendim qeverie.

Gazetari Mentor Kikia e pyeti nëse është gati të vendosë drejtësi për mënyrën si shfrytëzohen burimet minerare, për të cilën Basha u përgjigj:

“Shqipëria i ka mundësitë të garantojë punë. Edi Rama premtoi dhe shkoi në drejtimin e kundërt dhe në cdo premtim ka dështuar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, është vend i pasur. Provat i kemi se kur dalin jashtë, shkëlqejnë në vende kur janë larg familjes e shoqërisë. Plani ynë nuk vjen si prodhim paraelektoral.

Qindra ekspertë, 3 janë etapat ku ka kaluar programi. Nga 25 prilli jemi gati për zbatimin e programit. Fatura fillon vitin e parë 400 milionë euro dhe në fund të mandatit shkon në 500 milionë euro. 150 deri 200 milionë euro shkon në administrimin e të ardhurave.

Programi ynë fiskal, taksa 9%, tatim fitimi 9% për bizneset 140 milionë lekë të vjetra. Tatimi mbi të ardhurat personale 9% për pagat mbi pagën minimale, paga minimale poshtë do të mbetet 0 dhe e pa tatuar. 18% ulja e kontributeve shoqërore. Do të çlirojmë miliona euro energji në ekonominë shqiptare të cilat në vend që të përfundojnë siç përfundojnë sot, fillimisht në arkën e shtetit dhe pastaj në biftekun e Nusret-it do të kthehen në investime dhe do të mbështesin politikat tona për të hapur vende të reja pune për rritjen e pagave dhe të pensioneve.

Top Channel