“Shqipëria të çlirohet nga demonët”/ Rama në mitingun përmbyllës së Tiranës: Paramilitarët e PD janë e shkuara, PS e ardhmja

22/04/2021 19:52

Përpara më shumë se 7.000 mbështetësve socialist Edi Rama e nisi fjalën në mitingun përmbyllës elektoral me një falenderim për patronazhistët të cilët i quajti njerëz fisnik të familjes socialiste.

“Pas asaj që ndodhi në Elbasan unë jam më shumë krenar për ju. Bënë çmos që tju cenojnë, dekurajojnë e poshtërojnë. Ka zot ka zot sepse ata që I bënë të gjitha kundra jush dolën zhveshur jo si unë zhveshur pa pasur asnjë pikë turpi, morën përsipër tu thonë shqiptarëve se e kanë një grup të armatosur kudo. Sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën mes jush dhe atyre mes nesh e të gjithë a tyre tu vërë gisht kokës”.

Ngjarjen e Elbasanit Rama e quajti brutalitet i një grupi paramilitarësh që i përkasin të shkuarës.

“Ky episod duhet ti bëje shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë I kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh po këta. Ato lidhen me ta. Gjithmonë me ta. Ti duhet ta çlirosh demonin më 25 prill. Shqipëria duhet të çlirohen nga demoni dhe ia mbyll derën Shqipërisë. Ata dera të shkuarës PS dera e të ardhmes”.

Misioni ynë, është koha jonë tha Edi Rama është bashkimi i pakënaqësive për tu ngjitur më lart.

“Mandati tretë është për të zmbrapsur përfundimisht atë mallkim të historisë tonë me personazhe dritëshkurtër. Mandati 3 të vulosë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk do të shfaqet kurrë më. Nuk do të ketë politikanë ta marrin përsipër të bëhen korrierët e atij mallkimi. Kur mos prani të udhëhiqeni nga dikush që është i kënaqur. Kush voton 25 prill nuk voton për pragun e shtëpisë por për një gjë më të madhe për ti dhënë një shtysë së jashtëzakonshme këtij vendi”.

Top Channel