Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Në batuta me dy moderatorët, Rama tregoi se çfarë nuk i pëlqen tek vetja, tek Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Devi: Çfarë të pëlqen tek Monika?

Rama: Kur s’flet.

Devi: Po tek Meta?

Rama: Vallaj, le të themi që kur është tapë thotë “jam esëll”.

Devi: Po tek Berisha?

Rama: Leje mos na e fut këtu.  Qetësia e tij më pëlqen.

Devi: Çfarë nuk të pëlqen tek Rama?

Rama: (What the F*ck) Doli zëri i brendshëm, e pe.

Devi: Nëse nuk do i bësh votat, me kë bën koalicion?

Rama: Nëse nuk i bëj, do vi të punoj këtu me Filipin part time.

Top Channel