Arbër Çekaj

Gjykata e posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekaj i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar.

Pas refuzimit të kërkesës Cekaj largohet nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japin vendimin.

Në shkallën e parë Çekaj është dënuar me 14 vite burg.

Arbër Çekaj është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë.

Ndërkohë më 1 prill , babai i tij u zbulua me një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, Selim Çekaj.

Top Channel