Basha për Arbër Paplekajn: Nuk është larguar nga radhët e policisë! Përsërit thirrjen e Yuri Kim për drejtësinë

22/04/2021 21:44

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për Arbër Paplekajn i cili është vetëdorëzuar në polici për vrasjen e ndodhur në Elbasan duke thënë se nuk është larguar nga policia, por është rekrutuar në një mision special.

Basha përsëriti thirrjen e Yuri Kim duke thënë se “drejtësia duhet të bëjë punën e saj” dhe thumboi Ramën se e ka kapur paniku.

Kikia: Pse është larguar nga radhët e policisë?

Basha: Nuk është larguar, është rekrutuar nga një prej misioneve më speciale të RENEA-s. Unë ju thashë lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. E rëndësishme është të kuptoni që të bashkohemi që me 25 prill, detektivit, policia dhe prokuroria dhe policia të bëjnë punën e vet.

Dështimet e Ramës kanë mbyllur për 8 vite rrugën e Shqipërisë. Kryeministrin e ka kapur paniku se e di që ditën e diel do të humbë. Të dielën do të kemi pjesëmarrjen më masive në kutitë e votimit. Në këto zgjedhje do të vendoset nëse Shqipëria do të ndryshojë apo nëse Shqipërisë do t’i hapen negociatat apo do vazhdojnë t’i çahen zemrat nënave për të rinjtë që kanë iku.

Top Channel