E hënë, 06 Prill 2020
12:27
Piknik në det/ Policia britanike u prish planet covidiot-eve që po shijonin diellin

Policia i ka prishur piknikun një grupi nga Midlands West në Uellsin e Veriut që kishin dalë për të shijuar valët.

12:23
Dhjetëra kufoma në rrugë! Covid-19, ky është qyteti ku kutitë e kartonit po përdoren si arkivoleve

Pamje të rënda vijnë nga qyteti Guayaquil në Ekuador, ku trupa viktimash të koronavirusit janë lënë në anë të rrugës.

12:15
Spanjë/ 637 viktima në 24 orët e fundit

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë, ka rënë për të katërtën ditë radhazi, duke zgjuar shpresën se faza e shpërthimit më të keq të pandemisë në vend ka mbaruar. Numri ditor i vdekjeve të hënën u regjistrua në 637 viktima, numri më i ulët i raportuar që nga 24 marsi.

12:09
Dorezat nuk ju mbrojnë, nëse s’keni parasysh diçka! Videoja e infermieres që duhet parë medoemos

Dorezat janë një masë e mirë mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19, por aspak efektive për aq kohë sa ju nuk i lani duart, pas gjithçkaje që prekni.

11:59
Shkon në 4 numri i punonjësve me CoVid-19 në burgun e Rrogozhinës

Përveç juristit që Top Channel raportoi pak ditë më parë rezultuan me covid-19 edhe tre punonjës të tjerë të burgut të Rrogozhinës.

11:51
4,591 të infektuar/ Çekia raporton rritjen më të ngadalshme ditore të rasteve me koronavirus

Republika Çeke raportoi të hënën për rritjen më të ulët të numrit të rasteve me koronavirus.

11:50
CoVid-19/ “Jam më i sigurt në shtëpi”, I arrestuari i “Volvo 4” kërkon ndryshim të masës së sigurisë

Avokati i Elton Shehaj, njëri nga të arrestuarit e Volvo 4, thënë ndryshe grupi i Shijakut depozitoi kërkesën për ndryshim mase.

11:46
Irani nuk i përulet SHBA-së: Nuk do e kërkojmë kurrë ndihmën e tyre

Irani kurrë nuk do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Teheranin në luftën e tij kundër koronavirusit të ri, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi, duke shtuar se Uashingtoni duhet të heqë sanksionet e tij “të paligjshme” ndaj Republikës Islamike.

11:41
Mësuesja në Fier me koronavirus/ Banon në të njëjtin pallat ku rezultoi i infektuar edhe një çift të moshuarish

Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid-19 në Fier. Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit.

11:27
“S’ka politikë me virusin”/ Ambasadori britanik, thirrje politikanëve të Kosovës

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u bëri thirrje politikanëve kosovarë, të mos merren me politikë, në kohë krize pandemike.

11:25
Rama nuk i ndahet matematikës së PD: S’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në twitter me një status kundër PD, sa i përket deklaratave të tyre për strategjinë e testimeve.

11:23
Pardew: Diplomacia amerikane favorizon sot Serbinë

Ish-diplomati amerikan, James Pardew në shkrimin me titull “Ndërkohë që COVID19 ka përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojëra të fëlliqura në Ballkan”, i kërkon Richard Grenellit të mos merret me Ballkanin, se nuk ka kompetencë.

11:18
Kujdes distancën e sigurisë! Lleshaj inspekton punën e policisë në tregjet e Shkodrës

Pas imazheve shqetësuese, në të cilat shfaqeshin përgjatë ditëve të shkuara, një dyndje e qytetarëve në tregjet ushqimore si dhe mosrespektim i distancës së sigurisë, në mbarë vendin janë shtuar masat shtrënguese.

11:05
BE kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Krerët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë, kanë mirëpritur emërimin e Mirosav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së, si dhe u kanë bërë thirrje palëve që ta rifillojnë dialogun Kosovë- Serbi.

11:05
Masat kundër CoVid-19/ Rama: Sot gati rritja e ndëshkimeve

Kryeministri Edi Rama në një reagim në facebook shkruan se brenda ditës së sotme do jetë gati rritja e ndëshkimeve.

11:02
CoVid-19/ Shkon në 377 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 377 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

11:01
Shkencëtarët në dilemë: A do ndihmojë nxehtësia e verës në mposhtjen e Covid-19?

Teksa bota numëron 1,277,204 të prekur dhe 69,568 jetë të humbura nga pandemia Covid-19, njerëzimi kërkon të dijë përgjigjen e radhës: A do ndihmojë nxehtësia e verës në mposhtjen e virusit?

10:49
Greqi/ Shkon në 76 numri i viktimave nga CoVid-19

Ka shkuar në 76 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi.

10:48
Teoria konspirative e radhës: Teknologjia 5G po ndihmon në transmetimin e koronavirusit

Teoritë konspirative që pretendojnë se teknologjia 5G ndihmon në transmetimin e koronavirusit janë dënuar nga komuniteti shkencor.

10:42
Turqi, shkencëtari izolon virusin COVID-19

“Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit”, shkroi Universiteti i Ankarasë

10:26
Kakavijë/ Disa persona në pritje për të hyrë në Shqipëri, s’ka informacioni zyrtar mbi situatën

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka rreth 4-5 persona në pritje për të hyrë në Shqipëri.

10:20
Tunel dezinfektues dhe “sinjalistikë” pandemike! Tregu i Kombinatit me masa shtrënguese, e pranishme Ushtria dhe Policia

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të rregullave në tregjet e kryeqytetit, ditën e sotme vihet re prezencë e forcave ushtrake dhe efektivëve të policisë veçanërisht në tregun e Kombinatit, referuar si më problematiku sa i takon situatës pandemike në vend.

10:18
Gjirokastër/ Asnjë i prekur nga CoVid-19

Gjirokastra vijon të mos ketë raste të të prekurve nga Covid 19.

10:13
Boris Johnson në spital/ Sekretari Jenrick: Kryeministri po bëhet më mirë

Sekretari Robert Jenrick ka dhënë detaje mbi shëndetin e Kryeministrit Boris Johnson, i cili u dërgua në një spital në Londër të Dielën në mbrëmje 10 ditë pasi testoi pozitiv për koronavirus.

10:02
“Po luajmë kukamçefti me virusin”/ Mjeku Tritan Kalo cek një plagë të dhimbshme: S’ka Covid-19 që ta zhdukë

Me tone kritike, mjeku i njohur Tritan Kalo ceku përmes një postimi në Facebook ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve duke u shprehur se po luajmë kukamcefti me sëmundjen e rrezikshme.

09:53
Bëhuni gati! Pas 2 ditësh në qiell do të shihni “Hënën Rozë”!

Ajo që njihet si Hëna Rozë apo Hëna e Trëndafiltë e Pashkëve pritet të jetë e dukshme më 8 prill.

09:45
Ndodh në Irlandë/ Kryeministri i bashkohet mjekëve për të luftuar CoVid-19

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar do të kthehet në punë si mjek për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

09:40
Koronavirusi, Trump: Shohim dritë në fund të tunelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sheh shpresë në luftën kundër koronavirusit.

09:35
Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën në Klinikën Infektive si pasojë e prekjes nga virusi Covid-19.

09:31
Dy automjete marrin flakë te rruga e Kavajës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pranë rrugës së Kavajës.

09:26
Mjeku Pipero flet për kurbën e koronavirusit, nxjerr letrën e 80-vjeçares nga Vlora që u shërua

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero thekson se edhe java që sapo hyri pritet të jetë pak a shumë me të njëjtat numra sa i përket rasteve me CoVid-19.

09:23
Shkodër/ Shkon në 48 numri i të infektuarve me CoVid-19

Nga 26 tampon, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në Shkodër. 2 familjarët e 80 vjeçares e cila ndërroi jetë dje dhe infermieri i cili i shërbente prej muaji dolën të infektuar.

09:08
Pandemia/ Sekretari i OKB: Dhuna në familje është rritur, të mbrohen gratë dhe vajzat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka bërë një apel global për të mbrojtur gratë dhe vajzat “në shtëpi”, pasi mbyllja e shkaktuar nga pandemia e koronavirus përkeqëson dhunën në familje.

08:51
Koronavirusi/ Papa thirrje: Burgjet e mbipopulluara, rreziku i katastrofës

Në burgje koronavirusi mund të bëhet një “fatkeqësi” e vërtetë.

08:40
Përditësimet e fundit/ 1200 vdekje të tjera në SHBA, Japonia gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Mbi 1.200 pacientë të rinj Covid-19 vdiqën në Shtetet e Bashkuara brenda një dite, sipas buletinit të fundit të botuar nga Universiteti Johns Hopkins.

08:25
“Së bashku do ia dalim”, Meta mesazh për sportin dhe mjekët

Presidenti Ilir Meta kujton sot Ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, duke u shprehur se “kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”.

08:18
Jo vetëm njerëzit! Tigri del pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik në Nju Jork, ja si u infektua

Nadia, një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në New York, është bërë e para e këtij lloji që provoi pozitivisht për koronavirusin, shkruan CNN.

08:06
Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi

Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore Amerikane, i cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.

08:00
Demokratët në SHBA mund ta mbajnë konventën online, thotë Biden

Ish nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Partia Demokratike mbase do të detyrohet të zhvillojë konventën e saj në mënyrë “virtuale” për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

07:25
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për fillimin e javës

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

E diel, 05 Prill 2020
23:07
Simptoma të vazhdueshme dhe kollë/ 10 ditë pasi shfaqi shenjat e Koronavirusit, Boris Johson dërgohet në spital

Kryeministri Boris Johnson është dërguar në spital për teste, 10 ditë pasi testoi pozitivisht për koronavirus, ka thënë Downing Street.

22:57
Ja maskat më të pazakonta në botë

Koronavirusi ka pushtuar të gjithë botën ku deri më tani kemi mbi 1 250 000 të prekur dhe mbi 69000 të vdekur.

22:49
SHBA: Paralajmërim për një rritje tronditëse të numrit të vdekjeve nga koronavirusi

Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të dielën se do të përballen me një numër tronditës vdekjesh javën e ardhshme, ndërsa pandemia vazhdon të godasë rëndë vendin.

22:25
“Dashuri me shikim të parë”/ 27 vjeçarja martohet me “tullacin” milioner

Një 27 vjeçare që u martua me një burrë 23 vjet më të madh, e ka përkufizuar lidhjen e tyre si “dashuri me shikim të parë”. Ndërkohë nga krahu tjetër njerëzit pretendojnë se ajo është e dashuruar me “pasurinë” e tij.

22:13
Mbretëresha Elisabeth me fjalim prekës: Do të takohemi përsëri

Mbretëresha britanike ngjalli frymën e kohës së luftës ndërsa falënderoi NHS dhe të gjithë britanikët gjatë një fjalimi sonte në televizion, në kohën kur vendi po përballet me krizën e përkeqësuar me koronavirus.

22:08
73 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë në Turqi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi është rritur me 73, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 574.

22:02
​Pështyn qëllimisht mbi ushqime, arrestohet shtetasi britanik

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi u akuzua për pështymje të qëllimshme në artikujt ushqimor në një shitore në Britani të Madhe, duke rrezikuar potencialisht shëndetin e blerësve të tjerë në mes të shpërthimit të koronavirusit.

21:58
104-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi: “Mrekullia dhe shpërblimi”

Një grua 104-vjeçare nga qyteti Lessona në veri të Italisë ka marrë veten me sukses nga koronavirusi i ri. Gazeta ‘Repubblica’ raporton se Ada Zanusso, e cila jeton në një shtëpi pleqsh, në të cilën 20 njerëz vdiqën nga Covid-19, ishte shëruar nga virusi, dhe mjekët thanë se sëmundja e saj nuk ndikon në kthjelltësinë dhe inteligjencën e saj.

21:42
Lajm i rëndësishëm, 3 futbollistët e Fiorentinës shërohen nga koronavirusi!

Shërohen plotësisht nga koronavirusi tre futbollistët e Fiorentinës që rezultuan pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë klubi vjollcë nëpërmjet një komunikate zyrtare që ka bërë të ditur se Dusan Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezella kanë rezultuar negativë edhe ndaj testit të dytë të kryer për COVID-19.

21:38
Willian ndez merkaton: E kam mbyllur me Chelsea-n

Sulmuesi brazilian Willian, prej kohësh në listën e dëshirave të Barcelonës, ka deklaruar për mediet e vendit të tij (po kakon periudhën e karantinës në Brazil) se “me Chelsea-n ka mbaruar”. Futbollisti i bluve të Londrës riktheksoi se negociatat për të rinovuar me klubin e kryeqytetit anglez janë në pikën e vdekjes.

21:19
Spanjë, bilanci “sekret”: Mijëra vetë kanë vdekur të padiagnostikuar!

Me shërbimet funerale të tejmbushura nga kriza e koronavirusit në Spanjë, automjetet ushtarake që transportojnë viktimat nga spitalet e Madridit drejt tre morgjeve të emergjencës nëpër kryeqytet, dy prej të cilëve janë pista patinazhi por që në këtë periudhë janë përshtatur për të kryer një tjetër funksion, situata në vend paraqitet dramatike.

21:13
Nuk përjashtohet teoria e laboratorit në Wuhan? Mediat britanike: Stafi u spërkat me gjak!

Zyrtarët tanë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar vërtet nga një incident në një laborator kinez, thotë Mail on Sunday. Duke cituar burime të larta qeveritare, ajo shkruan se ndërsa “ekuilibri i këshillave shkencore” vazhdon të mbështesë idenë se virusi vdekjeprurës kaloi për herë të parë te njerëzit nga një treg i kafshëve të gjalla në Wuhan, nuk “përjashtohet më plotësisht “ideja se “virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez”.

21:04
A është Edi Rama shefi tij?! Kujtim Gjuzi jep përgjigjen

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, veç moderatorëve të emisionit dhe njëra nga vajzat e “Përputhen” shpesh ftohen dhe personazhe të tjerë. Këtë puntatë ishte radha e Kujtim Gjuzit dhe Olti Currit për t’iu bashkuar “duelit” të argumentit.

20:44
Edhe CR7 pa berber, e qeth partnerja!

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

20:37
A është i infektuar me Koronavirus? Përgjigjja befasuese e Kujtim Gjuzit

Disa ditë më parë lajmi se deputeti konservator Kujtim Gjuzi ishte i infektuar me koronavirus “mori dhenë” në rrjete sociale.

20:20
Kuiz/ Gjeni personazhet në fotot nga karantina

Personazhet e Showbizit nuk po lejojnë që izolimi të marrë mundësinë e ndarjes së fotove seksi.

20:18
Rrëfimi i aktorit për modelen e famshme: Na kapi gjyshi bashkë në shtrat dhe…

Karantina e ka bërë aktorin Paul Danan të rrëfejë ndoshta më shumë seç duhet gjatë një podcast-i për “Dapper Laughs”.

19:53
Bëri foto më kushërinjtë me qengjin në hell pa respektuar distancat, Kujtim Gjuzi sqaron të vërtetën

Deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale një foto me kushërinjtë e tij duke pjekur një qengj në hell.

19:46
Futbollisti i Manchester Cityt thyen rregullat, festë seksuale me vajzën 21 vjeçare

Një skandal ka shpërthyer në Angli në mes të pandemisë coronavirus me protagonist Kyle Walker. Futbollisti i Manchester City theu rregullin e karantinimit për t’u argëtuar në një festë seksuale me një mikun e tij dhe në shoqërinë e dy prostitutave, lajm që u publikua nga e tabloidi britanik ‘The Sun’.

19:37
Kruja respekton Izolimin / Të mbyllura të gjithë dyqanet e kalasë, mungojnë turistët

Ndryshe nga shumë qytete në Shqipëri ku kemi parë njerëz që mbushin rrugët, Qytetarët e Krujës janë duke e respektuar me fanatizëm mosdaljen nga shtëpia. Kjo ka bërë që në këtë qytet numri të prekurve nga covid 19 deri më tani të jetë zero.

19:30
Ndihma me ushqime edhe për familjet e prekura nga tërmeti në Shëngjergj

Veliaj: “Me masat e marra, asnjë i moshuar nuk ka arsye të dalë nga banesa; Po të vazhdojmë me këtë lloj disipline, do e kalojmë dhe më herët”.

19:29
SHBA: Përplasje mes qeverisjes federale dhe lokale ndërsa rëndohet kriza e koronavirusit

Shtetet e Bashkuara po përballen me probleme të mëdha përsa u takon pajisjeve të nevojshme mjekësore për të sëmurët me koronavirus. Kjo gjë ka shkaktuar përplasje të mëdha mes shteteve e qeverisë federale në një moment kur vendi po përballet me një nga situatat më të rënda të emergjencës.

19:17
Virusi ul çmimet në merkato, Safet Gjici: Dua Olsi Ramën

Të gjithë tifozët e Partizanit e vlerësojnë shumë rolin e Olsi Ramës në ndërtimin e klubit, gjë e cila është pasqyruar dhe në fushën e lojës, ku klubi kryeqytetas u shpall kampion vitin e kaluar.

19:07
Koronavirus/ Shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri, ndërron jetë ish-boksieri

Ka shkuar në 21 numri i viktimave që lidhen me Koronavirusin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-boksieri Skënder Kurti.

19:06
Oprah Winfrey i befason të gjithë, dhuron 10 mln dollarë për Covid-19

Moderatorja Oprah Winfrey pas këtij veprimi mban stafetën si personazhi që vërtetë është e shqetësuar dhe dëshiron të japë kontributin e saj në luftën ndaj Covid-19 në SHBA.

18:55
Tensionohet situata në kufi, emigrantët nuk lejojnë kamionët të kalojnë

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në shtetin shqiptar.

18:35
Ja sa kishte Italia që nuk kishte më pak se 600 viktima në një ditë

Nga Italia na ka ardhur një lajm i mirë ditën e sotme. Ndonëse numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, 525 në 24 orët e fundit, kjo mund të quhet lajm i mirë pasi kishte plot 15 ditë që nuk kishte më pak se 600 viktima në 24 orët e fundit.

18:29
Ermal Fejzullahu flet hapur: Gjëja më e mirë e karantinës? Hoqa dorë nga alkooli

Në studion e emisionit “E Diell”, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Edhe pse vitet janë shoqëruar me shumë kilogramë  për Ermalin, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasojë e koronavirusit, ka mbajtur një regjim të mirë dietor.

18:24
Emily i tejkalon kufijtë, foto nudo me burrin në momente intime

Karantina i ka bërë “dëm” Emily Ratajkowskit!

18:12
Itali/ Rënie e madhe e numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që do të thotë janë 525 viktima në 24 orët e fundit.

17:59
Për ata që e “kritikuan” Ermal Fejzullahun për versionin e ri të këngës “Për një dashuri” me Butrint Imerin, ai ka këtë përgjigje…

Ishte viti 2005 kur këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare Ermal Fejzullahu paraqiti në “Top Fest 2” këngën “Për një dashuri” e cila u shndërrua menjëherë në hitin e të gjithë të dashuruarve.

17:56
“As mua nuk më plas”, Antoneta shpërthen ndaj Denisit

“Përputhen” është rubrika e emisionit “E Diell” që ka bërë bashkë, debatin, sarkazmin dhe të papriturat. Gjatë komenteve të konkurrenteve, shpesh ndodh që krijohen dhe debate mes tyre. Vorbullës së debatit kësaj here, nuk i shpëtoi Denisi dhe Antoneta.

17:50
Kinë/ Statistikat e fundit, 2 raste më shumë se Shqipëria në 24 orët e fundit

Kina prej disa ditësh i ka shumë të vogla rastet me Koronavirus si dhe vdekjet numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ajo çka po ndodh në Europë.

17:49
Koronavirusi nuk e ndalon Amber të bëjë not! (FOTO)

Amber Turner është izoluar në shtëpinë e saj që kur filmimet e “TOWIE” u anuluan për shkak të pandemisë së koronavirusit,

17:40
Trekëndëshi i Përputhen! Albani do të prishë lidhjen e Inës dhe Gerit?!

Ina, Geri dhe Albani, duket se janë kthyer në trekëndëshin më të ri të “Përputhen”. Ina me këta dy djemtë ka bërë më shumë takime se sa pjesën tjetër të panelit të djemve dhe e ka shprehur hapur vlerësimin ndaj tyre. Mirëpo duket sikur takimin mes Inës dhe Gerit, Albani nuk e ka pritur dhe aq mirë dhe shpesh gjatë fjalës së tij shpreh hapur momente xhelozie.

17:28
Shqiptarët të bllokuar në Kakavijë dhe Kapshticë, Meta: Të marrë zgjidhje të menjëhershme

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me personat që kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitarë të Kakavijës dhe Kapshticës.

17:19
Krujë/ Varfëria, Jetmira 14 vjeçe mes lotëve apelon për ndihmë

Në telefonin e gazetarit të Top Channel paraditen e të shtunës mbërriti një mesazh ku thuhej.

17:18
Do të largohet nga Përputhen? Ina bën kërkesën e papritur në lidhje me Gerin

“Përputhen”, rubrika e emisionit “E Diell” pa dyshim që ka lënë të “mbërthyer” para ekranit të televizorit mbarë shqiptarët. Dashuri, pasion, romancë, debate, zënka dhe të papritura. Janë këto elementë që kjo rubrikë ia përcjell publikut me doza të larta. Kur thuhet “Përputhen”, menjëherë mendja të shkon tek Geri dhe Ina. Një çift ky që kohët e fundit ia ka shprehur dhe dashurinë njëri-tjetrit.

17:02
Mustafaj, një libër me novela/ Ditët e izolimit të shkrimtarit: Po shkruaj edhe një roman

Ne kemi ardhur në Priskë. Në shtëpinë e Shkrimtarit dhe publicistit Besnik Mustafaj për të parë se si ai po i kalon këto ditë. Mustafaj si njeri i angazhuar me politikën dhe letërsinë, këtë kohë reflektimesh si po e përjetoni?

16:50
Pas 5 ditësh rritje, bie numri i viktimave në Britani

Britani në 5 ditët e fundit kishte pasur vetëm rritje sa i përket numrit të viktimave të lidhur me Koronavirusin.

16:45
Covid-19/ Probleme me pajisjet mjekësore, përplasje mes qeverisjes federale dhe lokale në SHBA

Shtetet e Bashkuara po përballen me probleme të mëdha përsa u takon pajisjeve të nevojshme mjekësore për të sëmurët me koronavirus. Kjo gjë ka shkaktuar përplasje të mëdha mes shteteve e qeverisë federale në një moment kur vendi po përballet me një nga situatat më të rënda të emergjencës.

16:43
Polakja që “zhvati” multi-milionerin ju bën t’a harroni koronavirusin! (FOTO)

Justyna Gradek njihet për lidhjen e saj me multi-milionerin Philipp Plein, të cilit i zhvati 30 mijë Euro në aeroport vigjilien e Krishtlindjes në 2018-ën vetëm për të bërë shopping, veprim për të cilin dizenjuesi gjerman më vonë e paditi.

16:40
VIDEO/ Veliaj publikon sistemin e ri të kabinave dezinfektuese që do përdoret nga nesër në Tiranë

Me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, nga nesër Bashkia e Tiranës do të aplikojë një sistem të ri dezinfektimi për qytetarët në hyrje-daljet në vendet me fluks. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në twitter sistemin e kabinave dezinfektuese që do vendoset në tregun e Kombinatit apo institucione të ndryshme.

16:39
PD e paditi, Xhaçka: SPAK të hetojë me përparësi këtë çështje

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një deklarate ku është shprehur se ka paditur ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

16:34
Shpresë për Italinë! Regjistrohet numri më i ulët ditor i viktimave që prej dy javësh

Italia raportoi të shtunën shifrën më të ulët ditore të vdekjeve si pasojë e COVID-19 pas rreth dy javësh dhe tha se numri i pacientëve në kujdes intensiv kishte rënë për herë të parë. Zyrtarët i kërkuan popullatës të mos shpërfillë masat e rrepta të izolimit, për të cilat ata thanë se kishin filluar të jepnin rezultate.

16:31
Ina dhe Geri në takim romantik/ Vendi! Thjesht i magjishëm

Top Channel pa dyshim që është zgjedhja e parë e shqiptarëve, sidomos të dielave ku emisioni “E Diell” me rubrikat e saj e bën akoma më relaksuese qëndrimin tuaj në karantinë.

16:26
Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri të Ibrit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët që t’i marrin me rezervë deklarimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

16:14
Bilanci tragjik në mbarë globin: Mbi 66 mijë viktima dhe 1 milion e 225 mijë të infektuar

1,225,035 të prekur dhe 66,502 viktima- ky është bilanci aktual në botë, shkaktuar nga pandemia Covid-19.

15:59
Ambasada amerikane: Duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar ato që i ka konsideruar si përpjekje të vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe pjesëtarëve tjerë të shoqërisë që po punojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

15:54
Për fat të mirë, Spanja shënon sërish rënie të numrit të të vdekurve

Numri i personave të vdekur brenda një dite në Spanjë ka rënë për të tretën ditë me radhë, në 674.

15:41
CoVid-19/ Britania konfirmon 621 viktima në 24 orët e fundit

621 pacientë të tjerë në spital kanë vdekur pas kontraktimit të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

15:32
PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës/ 6 veprat penale në ngarkim të ministres dhe kompanive

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për abuzimet me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro.

15:21
“Çmendet” epidemia në SHBA, Trump: Shumë të vdekur dy javët e ardhshme!!!

Në kohën kur numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 1.2 milionë, presidenti amerikan Donald Trump foli mbi parashikimet për fazën më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara.

15:13
Kosovë/ Ambasada amerikane dhe Albin Kurti kërkojnë shmangien e ndarjeve etnike në kohë pandemie

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin COVID-19.

15:06
“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”, Von der Leyen: Shumë miliarda duhen investuar sot për të…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se Evropa ka nevojë për një Plan Marshall.

15:02
Maqedoni e Veriut: Arrin në 555 numri i të infektuarve me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus që nga paraqitja e sëmundjes, COVID-19 në këtë shtet.

14:59
Ministrja Shahini, album me nxënës që mësojnë nga shtëpia

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar një album me nxënës të moshave të ndryshme ndërsa zhvillojnë mësimin në kushtet e shtëpisë.

14:47
Veliaj në tregun e Kombinatit: Do t’i rikthehet normalitetit; duhet bashkëpunim i qytetarëve me autoritetet

Nga kjo e hënë, tregu në Kombinat do të ketë një organizim të ri, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve që e frekuentojnë atë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, inspektuan masat e reja të marra në tregun kryesor të kësaj zone, ndërkohë që ambulantët janë zhvendosur përkohësisht në tezgat e ngritura në sheshin kryesor të Kombinatit, për të shmangur grumbullimet.

14:39
“Të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak”/ Covid-19, Papa Françesku: Ta ndihmojmë atë që vuan

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, presidenti i vendit, Ilir Meta shpërndau disa mesazhe të paqta e shpresëdhënëse të Papa Françeskut, të dhëna sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve

14:32
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 18

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e kaluara, një person ka humbur nga COVID-19, me çka numri i viktimave në vend ka shkuar në 18, transmeton Anadolu Agency (AA).