Gdhendja e drurit në Berat/ Mjeshtri i vjetër: Po zhduket tradita

23/08/2020 15:43

Spiro Sota është një nga mjeshtrat e gdhendjes së drurit në qytetin e Beratit.

Prej 30 vitesh, Spiro me çekiç e daltë gdhend në dru pamje të ndryshme të qyteti muze,

Punishtja tërheq çdo ditë vizitorë që kalojnë në këto rrugë të lagjes Kala. Frymëzimin që del nga shpriti dhe dashurinë që ka për qytetin e Beratit, Spiro e riprodhon në pllakat e drurit. Pasioni e mban me bukë.

“Tradicionalisht kërkesat për punimet artizanale kanë qenë të mëdha”, shprehet Spiro, por këtë vit me rënien e pandemisë  i është vështirësuar gjendja ekonomike.

Gdhendësi i drurit na shpreh shqetësimin e tij se kujt do t’ia pasojë zanatin, pasi edhe kjo traditë po rrezikon të zhduket.

Top Channel