Aksident me një të plagosur në Pogradec, një nga makinat përfundon me rrota në ajër

23/08/2020 17:40

POGRADEC- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku një prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Memelisht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Top Channel