Duket se pushimet e gjata në San Tropez të Francës dhe Portofino-s të Italisë, kanë qenë të mjaftueshme që Cristiano të mendonte një propozim martese për partneren Georgina Rodriguez, me të cilën ka dhe një vajzë.

Megjithëse nuk mund të flasim për gjëra zyrtare, ka mjaftuar një foto e postuar nga modelja bukuroshe për të mbushur suplementet e mediave rozë. Gerogina dhe Cristiano shfaqen të kapur për dore e tejet të lumtur në foton e publikuar, e krahas fotos 26-vjeçarja ka shkruar “Pooo”, të cilën e ka shoqëruar dhe me një emoji trëndafili.

Pikërisht ky pohim të bën të mendosh që një propozim që pritej prej kohësh mund të ketë arritur tek bukuroshja dhe ajo padyshim nuk kishte si t’i thoshte jo super yllit të futbollit.

Foton e ka postuar gjithashtu dhe sulmuesi, i cili bashkëngjitur saj ka shkruar “Dashuria ime”.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Top Channel