KRUJË- Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se kanë kanosur punonjësit e policisë të IEVP-së Fushë-Krujë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kanosja ndaj punonjësve të policisë ka ardhur për shkak se të arrestuarit kërkonin ndryshimin e dhomës së qelisë për një të afërm të tyre qe kishin në burg.

Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin Berti Shera, 39 vjeçarin Ardian Shera dhe 24 vjeçarin Elton Shera, të tre banues në Nikël të Krujës.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

A.Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

E.Sh., 24 vjeç, banues në fshatin  Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë.

Shtetasit B.Sh., dhe A.SH.,(kushërinj), kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në  IEVP Fushë Krujë, specialistin e  informcionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve dhe i ka transportuar me makinë për ti shpëtuar kapjes së policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja  për shkak të detyrës”  kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

 

Top Channel