Maqedonia Veriore në 24 orët e fundit ka regjistruar 137 raste të reja me koronavirus, një person ka vdekur dhe 58 janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup 53, Kumanovë 19, Gostivar 10, Shtip 8, Manastir 7, etj.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 58 pacientë të shëruar, nga Shkupi 22, Shtipi 1, Prilepi 1, Tetova 3, Struga 11, Manastiri 2, Ohri 9, Gostivari 5, Demir Hisari 3, Vinica 1.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë regjistruar 13.595 raste, prej tyre 10.110 janë të shëruar, 564 kanë përfunduar me fatalitet dhe 2.921 raste janë ende aktive.

Top Channel