Interes i lartë për testime/ Kosovë, nuk bie fluksi i qytetarëve që duan të bëjnë analizën serologjike

23/08/2020 15:25

Shumë qytetarë po u drejtohen klinikave private në kërkim të një rezultati i cili u tregon nëse janë apo e kanë kaluar infeksionin me koronavirus.

E gjitha kjo për ta larguar “barrën” thonë ata që po mbajnë mbi supe prej pesë muajsh. Pjesa dërrmuese e klinikave në Kosovë janë licencuar për teste serologjike, çmimi i së cilit për rezultatin e dy antitrupave kushton 20 euro.

Menaxherja e klinikës tregon se interesimi i qytetarëve për një test serologjik vazhdon të jetë i njëjtë sikurse në ditën e parë.

Përveç për informim, qytetarët zgjedhin për ta bërë testin edhe për udhëtim jashtë vendit, pasi shumica e shteteve e kërkojnë atë.

Top Channel