E diel, 28 Shkurt 2021
09:36
Aksidenti i rëndë që ndodhi dje në Sukth, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

I mituri 16-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Sukth.

09:30
Pandemia zbeh gjasat për liberalizim të vizave

Në kohën kur Gjermania është duke rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë për shkak të pandemisë, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve për vendet e treta është e paimagjinueshme, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

09:24
Rama publikon pamje nga kantieri i Fushë-Krujës: Pas disa muajsh do të jetë një nga lagjet më të bukura në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj fundjave e ka nisur duke publikuar pamje nga lagjja e re e rindërtimit në Fushë-Krujë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

09:14
Europa ime: Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

Logjika e lockdown-it na mbështjell në një rrjet ndjenjash fajësie, ikje nga e vërteta dhe besimesh iluzore, mendon Stanisław Strasburger.

09:09
Koment: Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, se ç’rol ka luajtur princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman në rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi, mendon Rainer Sollich.

09:08
Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Një studim i ri tregon, se rryma e Golfstrimit po dobësohet gjithnjë e më shumë. Rreziku është, se rrymat oqeanike mund të ndryshojnë drejtimin dhe të prishin ekuilibrin e paqendrueshëm të klimës.

08:39
Protestat në Tuz, reagon deputeti shqiptar

Para pak ditësh në Tuz pati një përplasje mes policisë dhe qytetarëve për mbylljen e hoteleve. Hotelet u mbyllen nga pandemia, diçka që u kundërshtua nga qytetarët të cilët edhe protestuan.

08:18
​Covid-19 në Kosovë, afër 69 mijë të infektuar që nga rastet e para

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.

07:40
Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

07:06
66% efektive ndaj Covid-19, SHBA miraton vaksinën Johnson & Johnson

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar vaksinën me një dozë Johnson & Johnson, duke u bërë vaksina e tretë që miratohet në vend.

06:16
Plot vlera ushqyese dhe vitamina, ja koha e duhur për të pirë ujë me limon

Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Por uji me limon nuk ka përse të pihet vetëm në mëngjes sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme. Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

05:51
Skleroza e shumëfishtë/ Zbuloni si ndikon vitamina D tek mbrojtja e trurit

Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajim vjen edhe nga një studim tjetër nga Universiteti Mjekësor i Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

05:30
Kale – Barishtja e hekurt me super vlera shëndetësore

Një proverb thotë se çdo gjethe lakrash të egra që ti konsumon, shton një qelizë në pemën tënde të jetës.

05:05
Lëngu i domates dhe përfitimet në shëndetin e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë. Të përhapura me shpejtësi, kanë një sërë faktorësh nga pas që i shkaktojnë. Këta faktorë mund të varen që nga stili i jetesës, duhanpirja apo ushqimi i keq. Eleminimi i këtyre proçeseve dhe zakoneve të përditëshme mund të japë rezultate pozitive përsa i përket shëndetit të zemrës.

03:52
Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i shërbimeve të zbulimit del me konkluzionin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

03:26
Presidenti Biden i bën thirrje Senatit të miratojë paketën e re të ndihmës financiare për COVID-19

Presidenti Biden i bëri thirrje Senatit të shtunën të miratojë paketën e ndihmave me vlerë 1.9 trilionë dollarë që u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në orët e para të ditës.

03:03
SHBA/ Shkon në 72.8 milionë numri i dozave të vaksinës të bërë deri tani

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se deri të shtunën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara ishin bërë 72’806’180 doza vaksine kundër COVID-it dhe ishin shpërndarë 96’402’290 doza.

02:44
SHBA/ FBI-ja pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit

FBI-ja thotë se është pranë identifikimit të personit që dyshohet për vdekjen e policit të Kapitolit gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në selinë e Kongresit amerikan nga mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump. Njoftimin e bëri të premten gazeta New York Times.

02:20
OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

Brazili po përballet me një tragjedi të shkaktuar nga një valë e re e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

01:59
Studimi i FMN-së: Covid uli trazirat, por fundi i pandemisë mund të pasohet nga protesta

Në 1832, pandemia e madhe e kolerës goditi Parisin. Në vetëm disa muaj, sëmundja vrau 20,000 nga 650,000 persona që ishte popullsia e qytetit.

01:38
Turqi, 8.938 të shëruar dhe 9.193 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 9.193 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 621 pacientë simptomatikë, dhe 71 vdekje të tjera. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 2,7 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.503, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

01:12
Erdoğan: Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përkundër sfidave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia vazhdon të ndërtojë projekte të rëndësishme të infrastrukturës.

00:55
Në rrugë edhe pas orës 20:00/ Këmbësorë e automjete gjatë ndalimqarkullimit. Policia shton postblloqet

Pavarësisht bilancit të lartë të infektuarve dhe atyre që humbasin jetën nga COVID-19, në rrugët e Tiranës pas orës 20:00 kur nis edhe ndalimqarkullimi, vihen re këmbësorë dhe automjete, që lëvizin.

00:07
Lazio humbet edhe në kampionat, mposhtet nga Bologna

Disfata në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Championsit ndaj Bayern Munich la me pasoja Lazion që pësoi një tjetër humbje këtë herë në kampionat ku u mposht me rezultatin 2-0 nga Bologna.

E shtunë, 27 Shkurt 2021
23:44
Leipzig nuk i ndahet Bayernit, fiton me përmbysje ndaj Monchengladbach

Leipzig nuk i ndahet Bayernit dhe mban gjallë shpresat për të fituar titullin e saj të parë në histori në Bundesliga, falë një suksesi fantastik me përmbysje ndaj Borussia Monchengladbach.

23:36
Poker i PSG ndaj Dijon, ngushtohet diferenca me Lille

Poker në transfertë për PSG për të harruar humbjen që i shkaktoi Monaco. Vendasit dorëzohen përballë kryeqytetasve duke pësuar humbjen e 8 në shtëpi ku nuk kanë asnjë fitore në 14 javë e 6 barazime. Ndërsa Paris SG arrin fitoren e 8 në transfertë për 26 pikë në total, 2 barazime dhe 3 humbje plotësojnë serinë e miqve.

23:31
“Ti je babi më i mirë!”/ Aktori i njohur, Gaz Paja përlotet nga letra e dërguar nga djali i tij

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e Blerimit i cili falenderoi mikun e ngushtë që dhuroi gjak për t’i shpëtuar të ëmën dhe për t’i shfaqur dashurinë dhe respektin babait në këtë moment kaq të vështirë për të.

23:23
Verona ndal Juven, vështirësohet misioni titull për bardhezinjtë

Juventusi për të dytin vit radhazi nuk fiton dot në Bentegodi të Veronas, duke u ndalur nga Hellas këtë herë në një barazim 1-1.

23:19
“Faleminderit që dhuruat gjak për nënën time!”/ Djali surprizon njerëzit që i shpëtuan jetën nënës së tij

Jeta shpesh herë na vendos përballë vështirësive nga më të ndryshmet, vështirësi që më shumë përpjekje dhe me mbështetjen e të afërmve tanë arrijmë t’ia dalim.

22:47
E veshur me fustan transparent, Tayna i vë “flakën” rrjetit me pozën e fundit

Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka ardhur mjaft provokuese me pozën e fundit të postuar në “Instagram”.

22:40
COVID-19 në Itali, rritet ndjeshëm numri i infektuarve, regjistrohen 280 persona të vdekur

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 18.916 persona me COVID-19, ndërsa janë shënuar 280 të vdekur nga virusi i rrezikshëm.

22:32
U njohën në rrjetet sociale, “Tik Tok” bëhet shkaktar i konflikteve të çiftit të martuar prej disa vitesh

Rrjetet sociale prej vitesh kanë shërbyer si një dritare për njohje të reja mes personave të ndryshëm nga e gjithë bota.

22:21
Sulmi i 6 janarit/ FBI-ja, pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit

FBI-ja thotë se është pranë identifikimit të personit që dyshohet për vdekjen e policit të Kapitolit gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në selinë e Kongresit amerikan nga mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump.

21:57
Aksident masiv në autostradën e Lushnjës, kamioni me naftë përplaset me barrierat dhe bën ‘zi’ rrugën

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lushnje-Fier, ku disa automjete janë përplasur njëra pas tjetrës.

21:49
“Do të jem gjithmonë për ty!”/ Tentoi të vrasë veten nga bullizimi ndër vite, vajza surprizohet nga nëna dhe idhulli i saj

Bullizmi është një ndër fenomenet më të përhapur në botë, por vitet e fundit është vënë re se në shkollat shqiptare ka një rritje të theksuar.

21:40
Në rrugë edhe pas orës 20:00/ Këmbësorë e automjete gjatë ndalimqarkullimit, policia shton postblloqet

Pavarësisht bilancit të të infektuarve dhe atyre që humbën jetën nga COVID-19, në rrugët e Tiranës pas orës 20:00 kur nis edhe ndalimqarkullimi, vihen re këmbësorë dhe automjete, që lëvizin.

21:35
Si u shndërrua Brezovica në një model të suksesshëm turistik, me një mënyrë ndryshe bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve?

Njihuni me Brezovicën, destinacionin e preferuar alpin nga shqiptarët dhe jo vetëm. Si u shndërrua Brezovica në një model të suksesshëm turistik, ku shqiptarët dhe serbët sjellin një mënyrë ndryshe bashkëjetese?

21:32
​Studimi i FMN-së: Covid uli trazirat, por fundi i pandemisë mund të pasohet nga protesta

Në 1832, pandemia e madhe e kolerës goditi Parisin. Në vetëm disa muaj, sëmundja vrau 20,000 nga 650,000 persona që ishte popullsia e qytetit.

21:10
OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

Brazili po përballet me një tragjedi të shkaktuar nga një valë e re e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

20:57
Eliza Dushku jep lajmin, së shpejti nënë për herë të dytë

Aktorja shqiptare me fame ndërkombëtare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

20:55
Gjykata aprovon dëmshpërblimin $650mln kundër Facebook për shkelje të privatësisë

Rreth 1.6 milionë përdorues të Facebook do të marrin secili rreth $345 pasi rrjeti gjigand ka bërë etiketimin e fotove të tyre pa leje.

20:45
Gjurmë Shqiptare/ Ari i Muzakajve që kërkoi qeveria komuniste

Në vitin 1510 princi i një prej familjeve më të rëndësishme arbërore, Gjon Muzaka shkroi një dorëshkrim, që u njoh gjerësisht si testamenti i tij.

20:29
Dhoma e Përfaqësuesve miraton 1,9 trilionë dollarë në ndihmë të ekonomisë

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi një projektligj stimulues prej 1,9 trilionë dollarësh në ndihmë të ekonomisë, sipas raporteve të medias.

20:15
Rikthehet basketbolli/ Luhet ndeshja e parë pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë

Më 9 mars 2020 u ndërpre kampionati i basketbollit për te mos filluar më deri sot, pas 355 ditësh u rikthyen skuadrat në parket për te vazhduar kampionatin.

20:12
Dy policë të vdekur, disa të plagosur/ Operacioni anti-drogë kthehet në masakër mes oficerëve të infiltruar (fotot)

Dy oficerë policie në Filipine kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur në një betejë me armë me agjentë federalë të anti-drogës, gjatë një operacioni të fshehtë që shkoi si mos më keq, njoftonin mediat shtetërore të vendit.

20:08
Piku i pandemisë në 20 mars/ Italia vendos kufizime të reja

Qeveria italiane njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja në pesë nga 20 rajonet e vendit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa mediat vendase thonë se piku i pandemisë në Milano mund të mbërrihet në 20 mars dhe pritet të zgjasë një muaj.

20:04
Tirana fiton klasiken e Superiores/ Mundet Vllaznia, nuk përfitojnë partizani dhe Laçi që u ndalën në barazim

Tirana fiton Klasiken e futbollit shqiptar me Vllazninë.

20:02
Mevlani dhe Juli i bëjnë ‘diss’ vajzave, sjellin bashkëpunimin e parë: Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë

Mevlani dhe Juli, dy prej konkurrentëve të Për’puthen kanë bërë bashkëpunimin e parë muzikor, i cili duket të jetë si “diss” ndaj vajzave.

20:00
Ish futbollisti i “Skënderbeut”dhe bashkëshortja e tij 20 vite punë me talentet e rinj në Amerikë 

Olgert Dalipi është një prej futbollistëve shqiptar të talentuar dhe karriera dhe zhvillimi i tij si sportist profesionist është një histori suksesi.

19:53
Piktori dhe skulptori lezhjan/ Në qendër kulturore përgatit si pedagog dhjetëra nxënës

Ymer Mataliaj është një emër qe te gjithë e njohin ne Lezhe, pasi ai prej shume vitesh është pjese e galerisë se arteve, një skulptor e piktor shume i njohur. 

19:51
“Nuk presim probleme për presidentin”/ VV e bindur, partitë e tjera s’do bëhen pengesë

Lëvizja Vetëvendosje, fituesja e zgjedhjeve te 14 shkurtit, thotë se nuk pret probleme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

19:49
Durrës/ Përplasen dy automjete në Sukth, plagoset njëri prej shoferëve dhe tre pasagjerët

Durrës – Dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor në Sukth, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

19:48
Fëmijë me ndihmë të teknologjisë/ Më shumë se 40% e njerëzve do të kenë nevojë për të konceptuar fëmijë deri në 2050

Jeta njerëzore është transformuar thellësisht dhe po ndryshon në mënyrë eksponenciale më shpejt – gjatë 200,000 viteve që njeriu ka ecur në Tokë.

19:45
Ustai që nuk ka moshë/ 80 vjeçari që edhe pse ka dalë në pension vijon të punojë çdo ditë

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë disa profesione po shkojnë drejt zhdukjes, po Luan Çaloku vijon të mbajë gjallë profesionin e tij në Durrës, ku të gjithë e njohin si usta Lani. 

19:42
800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

Zyrtarët spanjollë kanë rekomanduar sot se 864 dema që janë prej dy muajsh në det prej kufizimeve të koronavirusit, nuk janë më të aftë për transport prandaj duhet të vriten.

19:42
Shfrytëzuan të miturën/ Çifti përfundon në Gjykatë, 16 vjeçaren e dhunuan, e droguan dhe e mbajtën peng

Një çift të rinjsh përfunduan si të akuzuar në Gjykatë për dyshimet se shfrytëzuan një të mitur për prostitucion.

19:40
Britanikëve u kërkohet durim/ Kamera e TCH në zonën ku u zbulua për herë të parë varianti britanik i Covid

Autoritetet britanike po i kërkojnë banorëve te jenë te kujdesshëm edhe për pak kohë deri sa te kenë rënë ne minimum shifra e infektimeve nga covidi!

19:34
Mjekimi me ‘Whatsapp’ vazhdon/ Pacientë që e kanë kthyer shtëpinë në spital pa komunikuar me mjekun

Popullata e botës ka gati 1 vit që bashkëjeton me virusin SarsCov 2, Covid 19. Në morinë e infektimeve ka pacientë që mjekohen me iniciativën e vet apo të familjarëve.

19:25
“8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve”, Celibashi i drejtohet partive politike: Të përzgjidhen persona me integritet!

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ i ka bërë thirrje partive politike për afatin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në cdo qark.

19:19
“Për inat shkova me…”/ Sara nxjerr foton me Andin dhe hedh kunja për Jasminën

Takimi mes Andit dhe Sarës ka nxitur debate të mëdha në studion e Për’puthen, sidomos nga Jasmina.

18:56
Itali/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar, akuzohet se rrahu dhe grabiti prostitutën

Një 25 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për sulmin dhe grabitjen e një prostitute.

18:51
“Shërohu, se nuk po e shtyj dot më!” I dashuri i shkon poshtë shtëpisë Fjoralbës, lot dhe emocione të forta!

Një episod i veçantë sot në “Më thuaj një Dëshirë”, kësaj herë jo vetëm për fëmijët, por mbi të gjitha për vetë moderatoren e programit, Fjoralba Ponarin.

18:47
FOTO/ Veliaj mes 21 më të mirëve që transformuan lëvizshmërinë urbane në 2020, në listë edhe Elon Musk

Nismat inovatore me shtimin e korsive të biçikletave, çlirimin e hapësirave publike në favor të këmbësorëve, zgjerimin e trotuareve apo shtimi i projekteve “green” si makinat elektrike, e kanë renditur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një ndër 21 njerëzit me më shumë impakt në botë, lidhur me transformimin e lëvizshmërisë urbane në vitin 2020.

18:33
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët në Jemen tha të shtunën se ka rrëzuar një dron të mbushur me eksploziv të nisur nga rebelët Houthi drejt Arabisë Saudite.

18:32
Kosovë/ Rukiqi pyet IKSHPK-në dhe Qeverinë: Pse nuk u ashpërsuan masat antiCovid gjatë fushatës

Rastet me Covid-19 në Kosovë javën e fundit kanë shënuar rritje të dukshme.

18:32
Irlandë/ Mijëra protestues refuzojnë kufizimet, përleshen, lëshojnë fishekzjarre ndaj policëve në qendër të Dublinit (fotot)

Në një prej episodeve më të zemëruara kundër masave të izolimit në Irlandë, protestuesit sot në Dublin goditën një polic me fishekzjarr në fytyrë, çka bëri që formacionet e forcave të rendit të sulmonin me shkopinj demonstruesit në parkun qendror St Stephen’s Green.

18:19
Seferi: Ja pse e humba rastin, roli im është ai i numrit 9

Humbi një rast flagrant, ndoshta për faj të terrenit, megjithatë ishte ndër më të mirët në fushë në derbin e Shqipërisë.

18:16
Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shëndetësor ndodhet në limitet e tij.

18:05
1.9 trilionë dollarë ndihma/ SHBA “lëshon dorën” për të prekurit nga pandemia

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar projektligjin në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit.

17:50
Aurela Gaçe rrëfen përballjen me ankthin: Ishte viti 2000, kisha 15 milionë lekë borxh dhe…

Aurela Gaçe ka folur me ndjekësit në lidhje me planet për të zgjeruar familjen dhe përballjen e saj me ankthin.

17:47
Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë: 986 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë.

17:42
Rindërtimi/ Ahmetaj inspektime në kantierin tek ‘5 Maji’ në Tiranë: Për 14 muaj do kthehet në një qendër të dytë moderne për kryeqytetin

Ministri Ahmetaj ndodhej në kantierin e lagjes së re “5 Maji” për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve.

17:39
Momente të rënda/ Bebja hipopotam sulmohet dhe mbytet nga mashkulli në betejën për dominim të tufës (fotot)

Më poshtë përshkruhet momenti tronditës kur një bebe hipopotam sulmohet mizorisht dhe mbytet nga një mashkull i ri, gjatë luftës për marrjen e komandës së tufës.

17:24
40 të vdekur nga stuhia/ Biden viziton Teksasin: Nuk do t’ju lemë vetëm!

Presidenti Joe Biden vizitoi shtetin amerikan të Teksasit për të parë nga afër dëmet e mëdha të shkaktuara nga stuhia e fuqishme e dëborës e cila la pa energji dhe ujë të pijshëm mijëra shtëpi në mesin e pandemisë së koronavirusit.

17:21
Rama u përgjigjet ndjekësve: S’ka turp më të madh se sa një parti që flet për biftek 1 mijë dollar për të ushqyer peshqit e saj!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur ndjekësve në Facebook pasi publikoi videon me disa të rinj nga Korça që tregonin se si përfitonin minimalisht 1000 dollarë në muaj falë vetëpunësimit.

17:15
Epoka post-Merkel! A do të ndryshojë politika e jashtme gjermane?

“Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane.”

17:12
Anarki në rrugët e Mianmar/ Përleshje mes kundër-protestuesve në mbështetje të ‘juntës’, Facebook pezullon qeverinë ushtarake (fotot)

Dhuna shpërtheu sot në rrugët e Mianmar teksa mbështetës të grushtit ushtarak të shtetit sulmuan protestuesit pro-demokraci që kundërshtojnë atë.

17:03
Një statujë të artë për Trump/ Aleatët e ish presidentit tregojnë besnikërinë

Aleatët konservatorë të Donald Trumpit i thurën lavde ish presidenti në mbledhjen e tyre vjetore, ku zbuluan madje dhe një statujë të artë kushtuar atij, për të treguar në këtë mënyrë se republikani i zhurmshëm mbetet një forcë politike e kësaj partie, pavarësisht skenave të dhunshme në kongresin amerikan.

17:00
Nga ‘inati i bashkëshortit’/ Pas divorcit, këngëtarja e njohur shkruan 60 këngë

Këngëtarja Kelly Clarkson kaloi një periudhë tepër të vështirë pas ndarjes nga ish bashkëshorti, me të cilin ka 2 fëmijë, një vajë 6 vjeçare dhe djalin 4 vjeçar.

16:56
“Po nxitoj të marr vaksinën!”/ 88-vjeçari habit policinë, ecte me 191 km/orë

Policia franceze ka mbetur pa fjalë kur ndaloi një makinë që ecte me 191 km në orë dhe pa se në timon ishte një burrë 88 vjecar!

16:56
Arabia Saudite kundër SHBA-së/ Raporti për vrasjen e gazetarit, plot ‘gënjeshtra’

Arabia Saudite e ka hedhur poshtë raportin e inteligjencës amerikane që e lidh princin e kurorës, Mohammed bin Salman me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

16:53
Qentë e Lady Gaga gjenden shëndoshë, pas grabitjes me plagosje me armë (fotot)

Dy qentë bulldogë francezë të këngëtares amerikane Lady Gaga, të cilët ishin vjedhur në një grabitje të rëndë dy ditë më parë, janë gjetur dhe janë dorëzuar te autoritetet.

16:43
Krijuan vaksinën antiCovid/ Çiftit gjerman i jepet urdhri më i lartë në vend

Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin e tyre kundër pandemisë së koronavirusit.

16:35
Nigeri, rrëmbehen 300 vajza/ Ishin në mes të mësimit, familjet të dëshpëruara

Qindra vajza janë zhdukur që nga momenti kur një grup personash të armatosur hynë në një shkollë në veri të Nigerisë nën kërcënimin e armëve.

16:28
Minimalisht 1000 dollarë në muaj/ Të rinjtë në Korçë zbulojnë shumat marramendëse që përfitojnë falë punës online

Disa të rinj në Korçë, të cilët janë vetëpunësuar në tregun online kanë zbuluar të ardhurat që nxjerrin duke punuar nga platforma të ndryshme online.

16:13
“Bomba” e motit në Teksas/ Mbushen rrugët me lakuriqë nate të ngrirë

Vala e pazakontë e ngricave në Teksas ka sjellë probleme të mëdha për banorët.

16:08
E paprekur falë hirit/ Pompei, zbulohet karroca e rrallë e aristokratëve

Në Pompei, gërmimet kanë nxjerrë në dritë një objekt të rrallë: një karrocë të përdorur me shumë gjasë nga aristokratët e kohës për ceremoni martesore e cila është ruajtur në gjendje perfekte, dhe kjo falë hirit që e ka mbuluar pas shpërthimit të Vezuvit që shkatërroi qytetin.

16:05
Sardenja bëhet ‘zonë e bardhë’/ Rajoni i parë i Italisë që ‘shpëton’ nga Covid 19

Sardenja bëhet rajoni i parë i Italisë që hyn në të ashtuquajturën “zonë e bardhë”, e krijuar nga ministri i shëndetësisë Roberto Speranza brenda dispozitës që përcaktonte ngjyrat për të gjitha zonat e tjera të vendit në varësi të situatës epidemiologjike. 

16:01
Irani për sulmet e SHBA-së: Po e inkurajoni vetë terrorizmin

Sulmet ajrore amerikane kundër milicive të mbështetura nga Irani në lindje të Sirisë, do të inkurajojnë terrorizmin në rajon deklaroi një zyrtar i lartë i sigurisë në Teheran.

15:59
Kur të del fati në aeroport/ Duke pritur avionin, turistja fiton 300 mijë dollarë

Turistët rregullisht lënë para të vogla në makinetat e lojërave të fatit të vendosura në aeroportin e Las Vegasit, teksa presin të ngjiten në avion.

15:42
Vorë/ Automjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi. Vdes pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Gjokaj në Vorë.

15:33
“Britanikët të kenë kujdes deri në mesin e muajit maj”, gazetari Manaj: Sot mund të shkojë në 20 milionë numri i të vaksinuarve

Britania e Madhe po vijon procesin e vaksinimit kundër koronavirusit dhe brenda ditës së sotme mund të arrijë në 20 milionë numri i të vaksinuarve.

15:29
Demokratët ‘kundër’ Biden/ Butonin bërthamor të mos e ketë vetëm presidenti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili është gjithmonë i shoqëruar nga një ndihmës ushtarak që mban një çantë që ka brenda kodet për armët bërthamore, ka autoritetin e vetëm të urdhërojë një sulm bërthamor ose t’i përgjigjet armikut ndaj një sulmi të tillë.

15:16
Kosovë/ 3 viktima dhe 426 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.

15:06
Pandemia rriti kursimet/ Shtohen depozitat bankare pa afat dhe ato në valutën e huaj

“Frika për shpenzime dhe për investime ka bërë që depozitat të rriten edhe gjatë janarit, edhe pse me ritme më të ngadalta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit të kaluar kursimet e shqiptarëve arritën në 1.11 trilionë lekë apo rreth 9 miliardë euro.”

15:03
Rama të hënën në Bruksel/ Në agjendë janë integrimi, fondet për tërmetin dhe vaksina

Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

15:00
Nis vaksinimi në Korçë/ Doza e parë për 150 mjekë dhe infermierë të spitalit dhe të qendrave shëndetësore

Korça është qarku i radhës ku ka nisur procesi i vaksinimit anti Covid.

14:52
Manastirliu takon stafin mjekësor të spitali COVID 3: Të bëhemi një front kundër pandemisë, të hënën mbërrijnë edhe 15,000 vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’u bërë një front përballë COVID19, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë të Spitalit COVID 3, ku vlerësoi punën e tyre në betejën e gjatë me virusin e rrezikshëm.

14:49
11 heronjtë “mbërrijnë” në Shkodër/ Mesazhet për shqiptarët përmes ekspozitës së instalacionit

11 heronjtë kombëtar që sakrifikuan jetën e tyre për Shqipërinë, u shfaqën në Shkodër në formën e instalacioneve duke i kërkuar qytetarëve që të duan vendin, të mos shesin votën, të mos bëhen pjesë e korrupsionit dhe të mos largohen.

14:40
Elbasan, vaksinimi i të moshuarve/ Ka përfunduar doza e parë për mjekët dhe infermierët në këtë qytet

Në Elbasan ka përfunduar vaksinimi i bluzave të bardha ndërkohë që ky proces po vijon tashmë edhe në spitale të bashkive të tjera të Qarkut të Elbasanit.