SHBA anullon dy ekzekutime prej mungesës së ‘skuadrës së pushkatimit’ (fotot)

17/06/2021 19:18

Gjykata e lartë e shtetit amerikan të Kartolinës së Jugut ka bllokuar dy ekzekutime deri sa të dënuarve t’u jepet mundësia e zgjedhjes së vdekjes nga rryma elektrike ose me skuadër pushkatimi.

Një ligj i ri kërkon që të dënuarit me vdekje të kenë mundësi të zgjedhin një nga të paktën dy metoda, kur nuk janë të gatshme substancat për injeksionin fatal.

Por teksa autoritetet e burgut nuk kanë formuar ende skudrat e pushkatimit, ekzekutimet janë ndaluar nga gjykata e lartë.

Të dënuarit Brad Sigmon e Freddie Owens duhet të ishin ekzekutuar këtë muaj.

Të dënuarve u ishin mohuar injeksionet fatale, që kishte enë zgjedhja e tyre fillestare, pasi autoritete nuk kanë lëndët e nevojshme.

Mungesat burokratike të kimikateve vrasëse me injeksion, kanë çuar në një pezullim 10-vjeçar të kësaj metode të ekzekutimit në këtë shtet.

Ligji i ri që hyri në fuqi këtë muaj tentonte të mbyllte problemin që përdorej nga të burgosurit për shtyrjen pa afat të ekzekutimeve të tyre.

Tanimë me mungesën e skuadrës së pushkatimit, karrigia elektrike mbetet mënyra e vetme e vdekjes në Karolinën e Jugut.

Kështu që gjykata pranoi ankesën e avokatëve të të dënuarve për të pasur të paktën një mundësi zgjedhjeje të mënyrës së ekzekutimit.

Gjykata vendosi se nuk do të ketë ekzekutime deri në “plotësimin e protokolleve për kryerjen e ekzekutimeve me skuadër pushkatimi”.

Karolina e Jugut është një nga vetëm katër shtete të SHBA që lejon ekzekutimin me skuadër pushkatimit, së bashku me Oklahoma, Mississippi e Utah.

63 vjeçari Sigmon, duhet të ekzekutohej të premten që shkoi, pas dy dekada burgim për vrasjen e prindërve të ish-të dashurës me shkop bejsbolli.

Ndërsa ekzekutimi i 43 vjeçarit Owens ishte planifikuar për në 25 qershor, të cilin e priste prej vitit 1999, kur u dënua për vrasjen e një punonjësi dyqani gjatë grabitjes.

FOTO GALERI
1/5
63 vjeçari Sigmon, duhet të ekzekutohej të premten që shkoi, pas dy dekada burgim për vrasjen e prindërve të ish-të dashurës me shkop bejsbolli. Ndërsa ekzekutimi i 43 vjeçarit Owens ishte planifikuar për në 25 qershor, të cilin e priste prej vitit 1999, kur u dënua për vrasjen e një punonjësi dyqani gjatë grabitjes.

Top Channel