Turqi/ Një person i armatosur sulmon zyrat pro-kurde të HDP, vritet një grua

17/06/2021 18:27

Një zyrtar i partisë pro-kurde të Turqisë HDP, u vra sot si pasojë e një sulmi që u bë nga një burrë i armatosur kundër zyrave të saj në Smyrna (Izmir). Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur partia e saj në një deklaratë.

Viktima është Denise Poiraz, shkruajnë mediet e huaja. Zyra e guvernatorit të Izmirit tha se autori i sulmit ishte “një punonjës i shëndetësisë i cili ishte pushuar nga puna”, por tashmë është arrestuar.

HDP ka akuzuar qeverinë dhe partinë në pushtet, AKP të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, si “nxitës të këtij sulmi të egër” për shkak të dhunës retorike kundër partisë pro-kurde, operacionin e së cilës ata po përpiqen të ndalojnë përmes drejtësisë.

“Ata më vranë vajzën”, tha nëna e viktimës në një video të postuar në Twitter nga HDP, e cila bëri thirrje për protesta kundër sulmit.

Top Channel