“Mund të pyesje për atë storyn”/ Çimi i kërkon “llogari” Stelës për postimin në Instagram: Sikur kopjove Ilirin

17/06/2021 18:48

Çimit duket se nuk i ka pëlqyer aspak postimi i Stelës në Instagram dhe në takimin e tyre, ai i ka thënë se duhet ta kishte pyetur.

Sipas tij, veprimi i saj ishte i njëjtë me atë të Ilirit kur donte t’i jepte mesazhe Gilbertës nëpërmjet rrjeteve sociale kur marrëdhënia e tyre nuk po shkonte aq mirë.

Çimi: Më thuaj pak atë story-n, mund të më pyesje.

Stela: Nuk të pëlqeu? Mu duk e bukur se kemi qeshur me shpirt. Bëra funny, një fotografi si pa mendje.

Çimi: Mund të pyesësh. Mu duk sikur kopjove Ilirin.

Stela: Më duket sikur të ka ngelur qejfi diku. Edhe nga takimi me Lindën, fole thuajse të njëjtat gjëra si ne të dy, unë thashë që jam e fokusuar tek ty por duket se je i pavendosur. Po i afrohemi fundit pak a shumë, e ke kuptuar?

Çimi: Distancë, 2 hapa pas, gjithë këto gjëra tregon se ke mbetur aty ku të kam njohur.

Stela: Më duket sikur i anashkalon pyetjet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel