FOTOT/ Aksident në Qafën e Llogarasë, fugoni përmbyset në mes të rrugës

17/06/2021 17:22

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë. Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel në aksident është përfshirë një fugon, i cili është përmbysur.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se fugoni nga pakujdesia ka dalë anës rrugës duke goditur një gur dhe më pas është përmbysur. Brenda në mjet kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë plagë të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel