3 shqiptarëve po i bëhen gati “prangat”/ Gazeta greke: Policia ka zbuluar vrasësit e 20 vjeçares, 24 orët..

17/06/2021 11:59

Zhvillime të rëndësishme po ndodhin lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj! Gazeta greke ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe.

Nga 100 kriminelë që ishin në fillim në listën e të dyshuarve, rrethi është ngushtuar në 3 të dyshuar, të cilët sipas gazetës greke janë shqiptarë. Hetuesit grekë pak ditë më parë ndërtuan edhe një identikit të shqiptarit të dyshuar se mund të ishte organizator i grabitjes, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë./Mgazeta Shqip.

Top Channel