Kenneth Kaunda, presidenti i parë i Zambisë vdes në moshën 97-vjeçare

17/06/2021 18:09

Kenneth Kaunda, presidenti i parë i Zambisë ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

Kaunda u shtrua në një spital në kryeqytetin Lusaka të hënën, pasi vuante nga pneumonia. Ndihmësit e tij thanë se ai nuk kishte COVID-19.

Në vitet 1950, Kaunda ishte një figurë kryesore në atë kohë lëvizjen e pavarësisë së Rodezisë Veriore nga Britania. Ai u bë president pas pavarësisë në vitin 1964.

Si kreu i Partisë së Bashkuar të Pavarësisë Kombëtare (UNIP) me prirje të majtë, Kaunda më pas udhëhoqi vendin përmes dekadave të një sundimi njëpartiak. Ai dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet shumëpartiake në vitin 1991.

Kaunda – i njohur gjerësisht si KK – ishte një mbështetës i fortë i përpjekjeve për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut. Ai ishte gjithashtu një mbështetës kryesor i lëvizjeve çlirimtare në Mozambik dhe atë që tani është Zimbabve.

“Unë jam i pikëlluar të informoj se kemi humbur Mzee,” shkroi djali i Kaunda, Kambarage, në faqen e babait të tij të ndjerë në Facebook, duke përdorur një term respekti. “Le të lutemi për të”.

Top Channel