Teksa njerëzit që e donin të vdekur Besmir Haxhinë vazhdojnë të jenë në arrati, SPAK ka hapur dyert e burgut edhe për dy të nënkontraktuar nga grupi i Talo Celes dhe Nuredin Dumanit.

Të arrestuarit janë Enver Diva dhe Besian Xhixha, që ndonëse akuzohen për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, ata dështuan të kryenin planin për rrethana që nuk vareshin prej tyre.

Deri më tani numri i të arrestuarve për vrasjet ka shkuar në katër persona.

Xhixha, një 30 vjeçar me profesion berber dhe Enver Diva, u paguan paradhënie pese mije nga Dumani, per te vrare Besmir Haxhinë mbasi ai kishte nisur te fliste shume. Por teksa njeri prej tyre u prek nga kovidi, dhe per ketë arsye telefonoi Ddumanin duke e njoftuar se plani anulohej, grupi u mblodh dhe vendosi ta kryejë krimin vete, ku gjate te shtënave pa dashje u vra edhe vëllai i Besmir Haxhise, Viktor Haxhia.

Vrasja e dy vëllezërve u krye me pas nga Altin Doci dhe Klevis alla me rol ndihme per autoret, te cilët morën urdhra nga Dumani dhe Talo Cela mbasi Besmir Haxhia po fliste shume sipas tyre dhe i kishte hyre vetja ne qejf. E ndersa Nuredin Dumani është nen hetim per një seri ngjarjesh ku përfshihet edhe vrasja e Anxhelo Advise dhe Dorian Shkozes, ndaj ish mikut te tij Talo Cela, edhe ai i kërkuar, rendon dhe nje episod shtese sic është tentative per te vrare biznesmenin Irfan Hazizi.

Te gjithë te dyshuarit e mësipërm do te jene ne te njejten dosje, qe vijon te mbetet e vështire ti deklarohen me prova motivet e vrasjeve, edhe pse protagonisti kryesor Talo Cela po vijon te shfaqet neper ngjarje fill pas grabitjes disa milionë euroshe ne pistën e Rinasit. Edhe per ketë grabitje, ku gjate largimit mbeti i vrare Admir Murataj, Talos ju ngrit akuzë ne mungese te tij.

Top Channel