Bllokimi i fondeve Vlorë-Orikum/ Qeveria me projektligj për financimin e ri

17/06/2021 13:02

Qeveria i ka dërguar parlamentit një projektligj për të zhbllokuar ngërçin e krijuar vitin e shkuar në lidhjen e marrëveshjen me fondin saudit të investimeve për ndërtimin e rrugës Vlorë –Orikum.

Komisioni parlamentar për politikën e jashtme e ka kaluar dhe miratuar projektligjin për zgjatimin  Lungomares nga tuneli i Ujit të Ftohtë  në drejtim të Orikumit.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tha se qeveria i kërkoi parlamentit për të negociuar këtë kontratë huaje, por presidenti u shpreh se nuk është e mundur.

Projekti që do të financohet përmes kësaj huaje synon të formatojë vijën bregdetare në drejtim të Orikumit. Faza e parë është  përfunduar disa vite më parë.

Ky projekt përfshin rimodelimin e vijës nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri tek marina, rritjen e kapaciteteve të plazhit dhe përmirësimin e aksesit.

Qeverisë i duhen 34 milionë dollarë, kaq ishte edhe vlera e kërkuar e huasë.

Top Channel