Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol për jogan, aktivitetin me të cilin kanë rënë në dashuri një pjesë e mirë e grave edhe në Shqipëri.

Pjesë e diskutimit në studio ishte edhe ish-Miss Shqipëria Elisabeta Gjonpali, e cila prej vitesh ushtron joga.

Teksa po fliste për përfitimet e saj, Elisabeta tregoi se praktikon shpesh të ecurën zbathur në natyrë për të shkarkuar në tokë gjithë energjinë negative.

“Gjej një cep ku mua më pëlqen vizualisht dhe i heq atletet, mbyll sytë dhe eci zbathur.  Nuk më mërzit fare fakti që mund të më bëjnë video, mund të më quajnë ‘kjo s’ është në rregull’ ose ‘e ka lënë karantina me pasoja këtë’. E kam parasysh se ç’ mund të mendojnë, por unë thjesht e shijoj atë moment se më jep qetësi shpirtërore”, u shpreh ajo.

Top Channel