Fier/ “Ford-i” del nga rruga dhe përfundon në ullishte, humb jetën një person (EMRI)

17/06/2021 17:37

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Cakran-Fier.

Policia bën me dije se si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit ka humbur jetën një person. Mësohet se viktima është 56-vjeçari, Gramoz Aliaj.

“Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia më herët.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel