Paralajmërimi i zyrtarit amerikan: Rrezik në rritje i terrorizmit të brendshëm!

17/06/2021 16:13

Përpjekjet e sapo shpallura për të luftuar një kërcënim në rritje nga terrorizmi i brendshëm në Shtetet e Bashkuara, do të duhet të gjejnë një mënyrë për të tejkaluar një pengesë të madhe: fushatat e hartuara me kujdes nga vendet e huaja dhe grupet terroriste, për të nxitur dhunën.

Paralajmërimi, nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, u bë vetëm një ditë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli strategjinë e tij të shumëpritur Kombëtare për Luftimin e Terrorizmit të Brendshëm, të përshkruar nga administrata e tij si e para e këtij lloji, thotë VOA.

Administrata e presidentit Biden i ka minimizuar lidhjet e drejtpërdrejta mes ekstremistëve të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara dhe atyre jashtë vendit; por sërish bëhet thirrje për kujdes, sepse lidhjet nuk ndjekin një model standard të komandës dhe kontrollit. “Një element qendror i kërcënimit aktual është përdorimi i rrëfimeve që mund të ndikojnë në sjelljen e dhunshme dhe shpërndarja e tyre sa më e gjerë që është e mundshme”, tha John Cohen, Bashkërendues Kundër Terrorizimit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

“Ka aktorë kërcënimesh, qofshin qeveri të huaja si Rusia ose Irani ose Kina, apo udhëheqës ekstremistë, ose grupe terroriste, që po përfitojnë nga zemërimi dhe polarizimi i shoqërisë sonë”, shtoi ai duke i mëshuar rrezikut të madh që vjen nga mjedisi virtual.

Top Channel