Në shkollë regjistrohen ‘online’/ Këtë vit procedura do të bëhet nëpërmjet e-Albania

17/06/2021 15:15

Ndryshe nga vitet e shkuara ku institucionet arsimore ishin të mbushura plot me prindër me dokumente të shumta në duar, ketë vit kjo është shmangur pasi regjistrimi i fëmijëve për në klasë të parë do të kryhet ‘online’ përmes portalit e-albania.

Ky proces ka nisur në 15 qershor dhe prindërit kanë afat dy javë, deri në fund të muajit.

Nuk ka më preferenca por shkolla zgjidhet automatikisht sipas vendbanimit adresës ku jeton nga të dhënat që na kanë sjell prindërit. Nuk ka nevojë më për dokumenta shoqërues se ato gjenden elektronikisht.

182 shkolla të arsimit bazë në bashkitë qendrore të 12 qarqeve do të mund të aplikojnë elektronikisht, ndërsa në zonat rurale ku fluksi i regjistrimeve është i ulët, do të vijojë me metodën e vjetër duke u paraqitur fizikisht të drejtoria e shkollës. Njësoj do të veprohet edhe për regjistrimet e fëmijëve në parashkollor, ku duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara si certifikatë e fëmijë, karta e identitetit e prindit, vërtetim vaksinash.

Top Channel