Partizani zgjat kontratën edhe me “xhevahirin” e sulmit

17/06/2021 16:28

Dy lajme të mira nga Partizani brenda një ditë. Klubi i kuq ka zyrtarizuar nënshkrimin me Herlad Markun, ish-mesfushorin e Vllaznisë, si dhe ka zgjatur bashkëpunimin me xhevahirin e ekipit, Jurgen Bardhi, lojtar i rritur në akademinë e kuqe.

23-vjeçari, prodhim i akademisë së Partizanit do të vazhdojë të luajë një rol kyç në organikën e të kuqve nën drejtimin e Dajës.

Gjatë sezonit të fundit Bardhi u aktivizua në 34 ndeshje të Superiore, ndër të cilat 32 si titullar, si dhe ka mundur të shënojë 5 gola./SuperSport/

Top Channel