Zjarrfikësit kryejnë shpëtimin e pazakontë/ Adoleshentja tenton të hyjë në shtëpi përmes oxhakut por ngel brenda (PAMJET)

17/06/2021 14:41

Zjarrfikësit në Nevada kanë kryer një shpëtim të pazakontë kur një adoleshente mbeti jashtë shtëpisë së saj dhe u përpoq të hynte brenda duke zbritur përmes oxhakut, por u bllokua brenda.

Departamenti për Zjarrin i Henderson deklaroi në një postim në Facebook se 18-vjeçarja mbeti jashtë nga shtëpia e saj njëkatëshe dhe u përpoq të hynte brenda përmes oxhakut.

Zjarrfikësit përdorën një sistem me litar për të tërhequr adoleshenten në një operacion shpëtimi që zgjati rreth 30 minuta.

Ajo fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel