Darka me politikanin Engel/ Rudina Hajdari zbulon kush pagoi faturën, flet edhe për setin me Fadil Berishën: T’i kemi kujtim, me moshën njeriu ndryshon

17/06/2021 18:02

Në udhëtimin e saj në Amerikë, deputetja Rudina Hajdari ka takuar në Nju Jork politikanin amerikan, Eliot Engel, i cili njihet si miku i madh të shqiptarëve që ka një kontribut të vyer në lirinë e Kosovës.

Në emisionin “Ftesë në 5”, Hajdari zbuloi kuriozitetin e të gjithëve duke thënë se faturën e pagoi Engel. Ndërsa tregoi se diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Hajdari: Besoj që është pak e rëndësishme se kush e pagoi faturën. Njihemi prej kohësh, ai është i vendosur në Nju Jork, e njeh nga afër situatën politike në Shqipëri, flasim për politikën në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë. Koha kalon shumë shpejt ndërsa faturën mundohemi ta bëjmë me radhë. Ai ishte me bashkëshorten, ndaj këtë herë e pagoi ai.

Sa i përket setit fotografik me Fadil Berishën, Hajdari tha se bëjnë shpesh fotografi për t’i mbajtur kujtim sepse njihen prej kohësh.

Hajdari: Me Fadilin kam një raport të mirë dhe është hera e disatë që bëjmë sete fotografike bashkë. Kemi të njëjtën origjinë, njihemi prej kohësh, është njeri shumë i mirë, ka atë vetinë që sa herë vijnë shqiptarë nga Shqipëria ose dikë që ka dëshirë ta trajtojë mirë, është i hapur për ta nidhmuar. Herë pas here bëjmë fotografi sepse kemi dëshirë të mbeten si kujtime. Me moshë kuptohet që njeriu ndryshon.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel