E hënë, 11 Maj 2020
22:39
Bikini dhe maskë/ Stilistja italiane zbulon modelin se si mund të jenë veshjet e plazhit këtë kohë pandemie

Edhe pse koronavirusi është nëpërkëmbë, shumë qytetarë kanë dëshirë të frekuentojnë plazhet gjatë stinës së verës. Për t’u ruajtur nga një infektim i mundshëm, në një vend me mijëra njerëz, siç janë plazhet, një stiliste italiane, ka krijuar trendin më të ri të quajtur “Trikini”.

22:30
(Fotot) Legalizimi i Kanabisit/ Kreshnik Spahiu tregon aktorin e madh shqiptar që merret me kanabis në SHBA

James Belushi është një nga aktorët shqiptar që ka arritur sukses në Hollyëood dhe i cili është shumë i dashur nga publiku. Edhe pse i lindur dhe i formuar si personalitet larg Shqipërisë, përkatësisht në Çikago, Belushi asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij.

22:14
Kina urdhëron testimin e acideve nukleike të popullatës në Wuhan

Në qytetin Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën, do të bëhet një test masiv dhjetë ditor i acideve nukleike të popullatës, transmeton Reuters.

22:12
Foto/ Aktorë, këngëtarë e modele! Ja si dukeshin këta VIP-a në fëmijëri

Shumë persona e kanë tabu të publikojnë foto të realizuara gjatë fëmijërisë së tyre.

22:10
Lajçak kundër idesë së shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është kundër ideve për shkëmbim territoresh ndërmjet dy vendeve, sepse ato bien ndesh më synimet për një zgjidhje që siguron qëndrueshmërinë e rajonit.

22:06
Arrestohet për përdhunim polici që detyroi gruan të bënte seks për të hequr gjobën

Një oficer policie po përballet me akuza përdhunimi në SHBA pasi detyroi një grua të bënte seks me të në këmbim të heqjes së gjobës së shpejtësisë.

21:54
Merkel në 90 sekonda: Adresimi me një frymë për kombin gjerman – Video

Në një fjalimin të shkurtër, me një frymë dhe pa qetësinë e zakonshme, Angela Merkel tha se qytetarët do të duhet të respektojnë masat e distancës shoqërore.

21:50
FBI: Kina po kërkon të vjedh vaksinën e koronavirusit…

FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme së SHBA-së kanë akuzuar hakerët kinezë që po përpiqeshin të vidhnin informacione rreth kërkimeve amerikane mbi vaksinën kundër-Covid 19.

21:49
Interpoli nxjerr Njoftim të Kuq për gruan e diplomatit amerikan

Interpoli ka identifikuar si person të kërkuar gruan e një diplomati amerikan, lidhur me një aksident vdekjeprurës në Angli.

21:46
Ushtarët e Kinës e Indisë përfshihen në përplasje ‘agresive’ ndërkufitare

Ministria indiane e mbrojtjes tha sot se një përplasje “agresive” mes forcave kufitare indiane e kineze kishte rezultuar në disa plagosje të lehta të trupave.

21:41
Izolimi nga pandemia/ Kosovë, shtohet dhuna në familje

Izolimi në kohë pandemie ka bërë që të intensifikohet dhuna në familje në Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, në muajt marsit dhe prill, ka një shtim të raportimit të rasteve të dhunës në familje me 22 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

21:40
Koronavirusi që në janar në Shqipëri? Mjeku Tritan Kalo: Kemi pasur…

Mjeku, Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë për koronavirusin ka përjashtuar mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë që prej muajit janar.

21:36
Koronavirusi në Kosovë, rritje e lehtë e rasteve pozitive

Në Klinikën Infektive në Kosovë, është kthyer numri dyshifror i pacientëve që po trajtohen. Këtë të hënë janë 21 pacientë të cilët janë të shtruar në këtë klinikë. Prej tyre pesë janë nën oksigjen dhe një paciente në kujdes intensiv.

21:31
Në linjat e mëdha ajrore: Në avion me maskë në fytyrë

Linjat e mëdha ajrore po u kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska në fytyrë gjatë fluturimeve për të mbrojtur njëri-tjetrin si dhe ekuipazhin e avionit nga koronavirusi.

21:28
Mjeku Kalo: Shifrat e ulëta s’duhet të na shtyjnë drejt….

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se pavarësisht shifrave të ulëta të rasteve të reja me covid-19, duhet të jemi vigjilentë dhe të respektojmë masat.

21:26
Edhe cirku online/ Pandemia ndryshon shfaqjet e trupave nëpër botë

Cirku mund të mos vijë në qytet këto kohë, por atë mund ta gjeni online. Kështu, cirku Gasca Brothers nga Meksika, por që operon në Kolumbi, i kishte pezulluar shfaqjet e tij për shkak të frikës nga koronavirusi.

21:22
Video virale e ariut që bën banjë me kurriz, në stil njeriu

Stafi i kopshtit zoologjik të Oregon në SHBA ka publikuar këtë video te pabesueshme të një ariu të zi që shijon në maksimum një banjë në vaskën e tij personale.

21:16
“Nuk merr fund deri sa të mbarojë”/ A është koha për lehtësim të masave të izolimit?

Nuk merr fund deri sa të mbarojë. Kështu tha presidenti koreano-jugor, Moon Jae In, të dielën, pasi një vatër e re rastesh koronavirusi u shfaq në kryeqytetin Seul duke ndezur frikën e një vale të dytë infektimesh në vendin e Azisë Lindore.

21:10
Putin rihap Rusinë! Shifra rekord të rasteve të reja

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se nga e marta, izolimi mbarëkombëtar nga koronavirusi do të zbutet dhe bizneset do të rihapen.

21:09
Foto/ Me Kylie Jenner!? Ish-lojtari i Barçës postoi gabimisht foto në shtrat me një modele

Ish-futbollisti i skuadrës së Barcelonës, Jonathan dos Santos ka publikuar gabimisht në “Instagram” një foto nudo në shtrat  me një modele. Fotoja edhe pse u hoq, arriti të bëhej virale në mediat rozë ku u përfshi edhe emri i models Kylie Jenner.

21:05
Foto/ Njihuni me 44-vjeçarin e pazakontë, “eksploron” botën këmbëzbathur

Ian Oliver, 44 vjeç, nga Nottinghamshire i Britanisë së Madhe, ka soditur botën këmbëzbathur.

20:54
Zbutje e kujdesshme! Franca fillon të rihapet

Franca ka nisur me kujdes zbutjen e kufizimeve me miliona persona që mund të kthehen tani në punë pas tetë javësh izolim.

20:51
Gjendet e vdekur 9-vjeçarja e humbur në Portugali, babai e njerka të akuzuar

Babai dhe njerka e një vajze 9-vjeçare e gjetur e vdekur në një fushë në Portugali, janë arrestuar sot si të dyshuar për vrasjen e saj dhe fshehjen e trupit.

20:50
Skandali në Fiks Fare/ Bashkia e Krujës shpall fituesin e tenderit para se të hapen zarfet!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Bashkinë Krujë, e cila ka shpallur fituesin e një tenderi para se të hapen zarfet.

20:40
Italia në ”fazën 2”, rritje e lehtë e rasteve me Covid/ Kryeministri ju premton detin dhe pushimet!

Italia ka regjistruar 24 orët e shkuara 179 viktima të reja të koronavirusit, një rritje e lehtë kjo krahasuar me atë të një dite më parë.

20:39
Oraret e fluturimeve/ MIE publikon kalendarin e riatdhesimeve, ja qytetet e Europës nga mund të udhëtoni

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për sa i përket datës 14 deri në 20 Maj.

20:31
Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, OSBE: Hap përpara, palët të gjejnë dakordësi brenda 31 majit

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik për vijimin e Reformës Zgjedhore.

20:29
Dikur Miss Anglia, sot në frontin e parë të ”luftës”/ Rrëfen betejën e vështirë me COVID-19

Mis Anglia 2019, Bhasha Mukherjee, 24 vjeçe nga Lincolnshire, me profesion mjeke, ndau një fotografi në rrjete sociale të fytyrës së saj të mavijosur, nga shtrëngimi i maskës.

20:28
Demi, dyshe me…(FOTO)

Ajo është vërtet “single”, por megjithatë Demi Rose e ka një “partner besnik”.

20:25
Gruaja e diplomatit amerikan në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e adoleshentit britanik

Një mandat ndërkombëtar kërkimi është lëshuar nga Interpol për gruan e një zyrtari të inteligjencës së SHBA, e cila ka shkaktuar vdekjen e një motoçiklisti adoleshent në Britani.

20:15
​Haradinaj: Heshtja dhe toleranca e BE-së për ndryshim kufijsh sjell pasiguri

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrel për mundësinë e lejimit të shkëmbimit të territoreve si pjesë e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

20:10
Protestë në Krujë/ Banorët kërkojnë të MOS përfshihen në projektet e rindërtimit pas tërmetit

Banorët e lagjes Subash në Krujë, të cilët të hënën erdhën përpara bashkisë së këtij qyteti, për të pasur një takim me përfaqësues të këtij institucioni, pasi sipas tyre kjo bashki ka bërë publik një projekt rindërtimi për disa pallate të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, por në të janë përfshirë edhe shtëpitë e kësaj lagjeje, që sipas banorëve nuk janë të dëmtuara nga tërmeti dhe sipas banorëve, projekti është bërë pa konsultim me ta.

20:06
Legalizimi i kanabisit/ Ekspertët e shikojnë me rezerva: Duhet bërë shumë kujdes

Deklarimi i kryeministrit Edi Rama se qeveria është duke përgatitur një ligj të konsultuar me ekspertë ndërkombëtar, për te lejuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore nuk ishte surprizuese.

20:05
India nis gradualisht hapjen e sistemit gjigand të hekurudhave

Një nga sistemet më të mëdha të hekurudhave në botë do të nisë “gradualisht” operacionet nga e marta, teksa India njoftoi zbutjen e izolimit të saj gjashtë-javor të koronavirusit.

19:57
60 mijë kallëzime në 1 vit/ Raporti i kryeprokurorit: Të paktën 7 kërkesa për përgjime në ditë gjatë 2019-ës

Te paktën 60 mijë materiale kallëzuese janë referuar ne prokuroritë shqiptare një vit me parë. Për rreth 16 mijë prej tyre, prokurorët kanë vendosur mos fillimin e hetimit.

19:55
Marrëveshja për 15 mijë punëtorë shqiptarë në Greqi/ Bëhen aplikimet e para, kjo është dogana fillestare që do hapet…

Pasi Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në Greqi, kanë ardhur edhe aplikimet e para për të tërhequr punëtorë nga vendi ynë.

19:50
Reforma – PS akuzon opozitën: Dialogu në pikën zero/ PD: Lojë e mazhorancës

Takimi i parë online i Këshillit politik i diskutuar nga Pandemia e Covid 19 reflektoi mungesën e komunikimit te aktorëve politik dy muajt e karantinës si dhe nxori ne dritë një konflikt te ri.

19:39
37-vjeçari vret me thikë fqinjin në Skrapar, arrestohet nga policia! Ja si ndodhi ngjarja

SKRAPAR – Një person ka mbetur i vdekur pasditen e sotme në Skrapar pas një sherri që kishte me një tjetër.

19:38
Në Gjykatë me maska/ Rinis puna me rregullat e reja të sigurisë

Jo vetëm me maska, por kush hyn në gjykata do të kalojë në një tunel dezinfektimi.

19:34
Administrata Trump tenton të heqë statusin e tokës së amerikanëve aborigjenë

Administrata e presidentit Doland Trump ka ndjellë sërish zemërim në vend pasi ka anulluar statusin e rezervatit të tokës së një fisi aborigjen amerikan që ka jetuar aty prej 12,000 vjetësh.

19:30
Prej kohësh shërben kundër Covid-19, Manastirliu jep lajmin e mirë: Spitali ‘Shefqet Ndroqi’…

Spitali “Shefqet Ndroqi” po planifikohet të kthehet në normalitet. Lajmin e ka bërë publik, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar edhe disa foto të mjekëve.

19:28
Albatros Rexhaj: Kjo është një ”budallik me brirë”, në dashuri meshkujt duhet të shprehen

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte shkrimtari Albatros Rexhaj. Shkrimtari u shpreh i indinjuar në situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi dhe rrëfeu disa këshilla të vyera se si mund të mbajmë gjallë një marrëdhënie.

19:26
Koronavirusi i ndau në dy shtete të ndryshme, ish-banori i Big Brother rrëfen marrëdhënien me gruan

Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin çifti Damiano dhe Sara Agalliu.

19:19
Për çfarë e kritikon veten më së shumti ish modelja bukuroshe…

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish modelja e njohur Vivian Canaj. Gjatë fjalës së saj Vivian, zbuloi se kurrë nuk ka mbajtur një dietë gjatë kohës që ka qenë modele.

19:15
​Skandaloze: Ambasadori krahason Merkelin me Hitlerin

Ambasadori i Maltës në Finlandë dha dorëheqje pasi krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler.

19:15
Baret po bëhen gati për hapje/ Tavolinat dy metra distancë, personeli dhe klientët me maska dhe doreza 

Në Shqiptarëve na pëlqen shumë kafeja, madje edhe vendimet më të rëndësishme të jetës sonë i marrim në lokale.

19:09
Si i infektoi një burrë i vetëm 533 persona me koronavirus…

Një burrë i prekur me Covid-19 arriti të infektojë 533 njerëz në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë.

19:05
Të gjitha xhamitë hapen nesër në Iran

Të gjitha xhamitë hapen nesër në Iran njoftonin sot mediat vendase, në një tjetër hap të planit të qeverisë drejt zbutjes së kufizimeve të përhapjes së koronavirusit të ri.

19:05
Emrat+foto/ Nipi përdori banesën e dajës për kultivim kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Kuçovë

Kuçovë- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur duke kultivuar bimë narkotike.

18:55
Foto përrallore, fotografi filmon ‘një Britani që se keni parë kurrë’

Britanikët, tashmë mund ta shohin vendin e tyre me një sy tjetër, pas këtyre imazheve të pabesueshme. Fotografitë e mëposhtme, janë realizuar nga fotografi rumun Aurel Padauraru.

18:42
Zyrtari i MIE rezulton negativ, Albin Kurti del nga vetizolimi

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte i infektuar me Covid-19, sot ka rezultuar negativ.

18:42
Sëmundja e rëndë i merr jetën policit bashkiak në Tiranë, kolegët mesazh prekës: Do të kujtojmë gjithmonë…

TIRANË- Një lajm i hidhur vjen nga radhët e policisë bashkiake të Tiranës. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale Policia Bashkiake e Tiranës njofton për ndarjen nga jeta të punonjësit të tyre.

18:36
Vdes në burg nga koronavirusi kreu famëkeq i bandave meksikane, Escamilla

Moisés Escamilla May, kreu i tmerrshëm i kartelit meksikan Los Zetas, ka vdekur në burg pasi u infektua nga koronavirusi.

18:35
Incident i sikletshëm! Gazetares i ”shpërthejnë” pantallonat gjatë transmetimit live

Gazetarja australiane Charlotte Goodlet pati një aksident aspak të këndshëm para kamerës.

18:30
“Djali sapo i mbushi një vjeç”/ Vivian Canaj: Shumë shpejt dua dhe një fëmijë tjetër

Ish modelja Vivian Canaj, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Pak javë më parë, ajo dhe bashkëshorti, festuan një vjetorin e djalit të tyre Chris.

18:21
Modelja e njohur Vivian Canaj: Ja oferta joshëse që kam refuzuar, nuk kam asnjë peng …

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar juristja Vivian Canaj. Në të kaluarën, Vivian, ka qenë një modele mjaft e njohur.

18:18
Ju duhet karta e ID apo Pasaporta? Rama shpjegon procedurën e aplikimit: Procedurë e përshpejtuar…

Kryeministri Edi Rama  me anë të një statusi në Facebook ka dhënë një sqarim për të gjithë qytetarët për sa u përket aplikimeve për kartë ID dhe Pasaporta.

18:11
Lajme të mira nga Italia, ulje drastike e numrit të viktimave me Covid-19 (Shifrat në 24 orë)

Shkon në 30.739 numri i viktimave si pasojë e virusit të ri Covid-19, në Itali.

18:08
Pamjet/ 49 fuoristrada dhe 110 furgonë, këto janë ‘bishat’ e reja të Policisë së Shtetit

196 automjete të reja i janë shtuar flotës së Policisë së Shtetit. nga të cilat janë 110 furgonë “Ford” dhe 49 fuoristrada të cilat janë blerë nga Policia e do t’u vihen në dispozicion patrullave dhe grupeve të gatshme.

18:08
SHBA, pezullohet polici që rrahu kalimtarin gjatë zbatimit të distancimit social

Një oficer policie në New York City që u filmua duke rrahur brutalisht një kalimtar duke zbatuar rregullat e distancimit social, është ‘zhveshur’ nga arma dhe distinktivi.

18:06
Yll Limani, gati për një verë energjike me projekte të reja

Të shtunën që lamë pas këngëtari Yll Limani dha një performancë së bashku me Kidën në llogarinë e tij të Instagramit duke argëtuar pa fund fansat.

17:53
Vranë me 55 plumba dy vëllezërit Haxhia në Durrës, ky është detaj që zbuloi autorët e krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dy vëllezërve Haxhia në datë 27 prill në Durrës. Dy autorët e akuzuar të kësaj ngjarje janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

17:53
Fotolajm/ Disneyland në Shangai, rihapet pas plot tre muajsh

Disneyland në Shangai u rihap të hënën pas më shumë se tre muajsh i mbyllur ndërsa Kina po i kthehet normalitetit dhe walt disney co. kërkon të marrë veten nga problemet e shkaktuara nga pandemia.

17:47
Babai i Ben Stiller/ Ndahet nga jeta aktori e komediani i famshëm

Aktori veteran dhe komediani Jerry Stiller, që e fitoi famën në broadway dhe më pas në shoun amerikan Seinfeld, është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare, për shkaqe natyrale – tha të hënën djali i tij, Ben Stiller.

17:44
Rihapen shkollat në Hollandë me nxënësit prapa ekraneve plastike

Nxënësit janë rikthyer në shkolla sot në Holandë, por disa prej tyre duhet ta shihnin mësuesin nga ekranet plastike që ndanin bankat e tyre.

17:38
Spartak Ngjela tregon kujt i shërben legalizimi i cannabisit dhe cili është garantor nëse kjo ndodh

Avokat Spartak Ngjela duke folur në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja është shprehur pro nismës së legalizimit të kanabisit në vendin tonë për qëllime medicinale.

17:34
​Zbulohet ndërmjetësi i bartjes së koronavirusit te njerëzit?

Një studim i ri ka gjetur se Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë origjinën nga kombinimi i virusit të lakuriqëve dhe pangolinëve.

17:17
MAHNITËSE! Një Britani si kurrë më parë – Fotogaleri

Britanikët, tashmë mund ta shohin vendin e tyre me një sy tjetër, pas këtyre imazheve të pabesueshme. Fotografitë e mëposhtme, janë realizuar nga fotografi rumun Aurel Padauraru.

17:16
Top Talk: Legalizimi i Cannabisit i është propozuar edhe Enver Hoxhës. Ja kush e propozoi dhe përse?!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet i vendosur për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, sipas tij, për qëllime mjekësore.

17:11
Dentistët rikthehen në punë/ Shërbimi me rregulla të forta kontrolli

Sot nisën punën edhe dentistët.

17:10
BE thirrje për përgatitje për valën e dytë të COVID-19

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të gjitha vendet anëtare duhet të rrisin nivelin e tyre të gadishmërisë kundër një vale të dytë të mundshme të koronavirusit të ri (COVID-19).

17:08
19 të vrarë, 15 të plagosur nga goditja aksidentale e anijes mbështetëse gjatë manovrave detare

Një luftanije iraniane ka hapur zjarr gabimisht mbi një nga mjetet e saj mbështetëse gjatë manovrave në Gjirin e Omanit, duke lënë 19 detarë të vdekur e 15 të plagosur.

17:03
“Protesta në sheshin Skëndërbej”/ Ira Kurti: Një police femër më ka futur thonjtë në fyt

Ditët e fundit, aktivistë të shoqërisë civile në vendin tonë, kanë protestuar kundër masave shtreguese të ndëmarra nga qeveria, në vazhdën e luftës ndaj COVID-19.

17:00
“Të fundit që të mbylleshin dhe të parat që të hapeshin”/ Adriatik Lapaj: Janë 15 mijë çështje më shumë në gjykata

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë gjykata të vendit të mbyllin dyert e tyre. Të vetmet procese që po gjykohen janë ato të cilësuara si më emergjente.

16:58
Ndjekje ‘e çmendur’ si nëpër filma, shqiptari kapet me 30 kg kokainë në Itali

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me armë dhe me kokainë.

16:57
Foto/ Situata e koronavirusit në Evropë! Vendet kanë hyrë në fazën e lehtësimit të masave shtrënguese

Shumë vende evropiane, duket se kanë nisur të lehtësojnë masat shtrënguese, të ndërmarra gjatë pandemisë së koronavirusit.

16:56
“Nëna e 4 fëmijëve u vetëvra”/ Vjehrra mes lotësh: Me djalin shkonte mirë, nuk e di përse e bëri

Disa ditë më parë, nëna e katër fëmijëve, Resime Demir Kurati, 51 vjeçe, është vetëvarur në një pemë frutore në fshatin Buqës të Elbasanit. Në lidhje me këtë ngjarje, hodhi dritë vjehrra e të ndjerës, nënë Fizja.

16:53
“Aventurierët”/ Xhoi: Sherri me Dodon? I vërtetë, ndjesë publikut por jo Dodos

Reality show-n “Aventurierët” që transmetohet çdo të premte në orën 23:00 në ekranin e Top Channel, është komentuar shumë nga publiku, për vetë zhvillimet që ndodhin në të.

16:50
Tatani: “Aventurierët” janë për argëtim, ato që duan vlera le të shohin diçka tjetër

Gzim Tatani, është një nga protagonistët e reality-show-t “Aventurierët”, që transmetohet çdo të premte në orën 23:00 në Top Channel.

16:49
Studimi: Pangolinët ishin bartësi i ndërmjetëm i koronavirusit të pandemisë

Rezultatet e një analize të fundit krahasuese gjenetike, sugjerojnë se koronavirusi i ri që shkaktoi pandeminë, e ka origjinën nga kombinim i një virusi të pangolinit dhe një tjetër i lakuriqit të natës.

16:46
Futbolli ende pezull/ Lejohet vetëm stërvitja individuale

Pak ditë me parë, ministrja Manastirliu dha lajmin se në 18 maj të gjithë sportistët do të kenë mundësinë që të stërviten në mënyrë individuale dhe këtu përfshihet edhe futbolli, një deklaratë që u pasua me takimin e grupeve të punës nga komiteti i Covid-19 dhe FSHF.

16:45
Joana Sanz zbulon pasionin e Dani Alves: “Më fotografon kudo”!

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves ka zbuluar se partnerit të saj i pëlqen ta fotografojë në çdo pozicion.

16:38
E pabesueshme! Mamaja e miliarderes qenka një kombinim i frikshëm dhe Kylie dhe Kendall (FOTO)

Kris Jenner ka qenë një kombinim i frikshëm i dy vajzave të saj Kylie dhe Kendall, gjatë rinisë së saj.

16:35
Britani, tejkalon shifrën 32 mijë numri i të vdekurve nga koronavirus

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Britaninë e Madhe është rritur në 32.065, me një rritje prej 210 në 24 orët e fundit.

16:34
Ivanka Trump nxjerr fotot e rralla me nënën e saj, i bën një dedikim të veçantë

 Ivanka Trump i ka bërë një dedikim prekës nënës së saj në Instagram, duke publikuar foto bashkë me të.

16:30
Invalidit i është ndërprerë ndihma/ Peshkopi, në pritje prej 8 muajsh për rivlerësim

Një 35-vjeçar invalid, baba i tre fëmijëve të mitur në Bulqizë, i është ndërprerë KEMP-i, prej 8 muajsh, me arsyetimin se duhet të rivlerësohet në Tiranë.

16:29
Kritika të ashpra për punonjësit e ambulancës që kërcejnë me “trupin e viktimës” në barrelë

Një grup punonjësish ambulance në Britani kanë ngjallur zemërim të thellë teksa imitonin një video të postuar fillimisht në 2017, duke kërcyer taksa mbanin në krahë një kukull, të supozuar të sëmurë me Covid-19.

16:24
Wuhan raporton 5 raste të reja me Covid-19

Raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Wuhan të Kinës. Rasti i parë qysh më 3 prill, ndërsa sot janë konfirmuar edhe pesë raste të tjera.

16:20
Të moshuarit e Finiqit/ Gjatë pandemisë 184 të moshuar kanë kërkuar ndihmë

184 banorë të moshuar në bashkinë e Finiqit janë transportuar për në spital gjatë kësaj periudhe pandemie me mjete publike të bashkisë.

16:16
Ndërron jetë nga Covid-19 iluzionisti i njohur në të gjithë botën

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare iluzionisti gjerman Roy Horn, i njohur ndërkombëtarisht për shfaqjet e tij me tigrat e bardhë.

16:14
(Foto) Lajmi i hidhur tek Atalanta/ Ndahet tragjikisht nga jeta talenti 19-vjeçar teksa ishte në karantinë

Futbollisti19 -vjeçar i Atalantas, Andre Rinaldi, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në banesën e tij teksa qëndronte i izoluar në kuadër të masave kundër Covid-19.

16:11
U hapën parukeritë/ Në radhë për shërbimet e munguara prej disa javësh

Kete te hene ashtu sic njoftoi qeveria do te nisin punen parukerite, berberet, qendrat tregtare dhe klinikat dentare.

16:08
Etiopia pranon rrëzimin e avionit të Kenias me ndihmat e epidemisë Covid-19

Etiopia ka pranuar në fundjavë rrëzimin e një avioni kenian me ndihma mjekësore dhe humanitare, mbi territorin e Somalisë, ku u vranë të gjashtë njerëzit që ishin në bord.

16:05
Tentuan t’i ikin policisë, emigrantët bien në shpellën e thellë 12 metra

Gjatë natës së kaluar, Shërbimi i Shpëtimit Malor në Bihaq organizoi një aksion për të shpëtuar migrantët e paligjshëm që ranë në një shpellë në malin Pleshevica.

16:00
Më shumë liri në zonat e gjelbra/ Në pjesën më të madhe të vendit lehtësohen kufizimet

Prej kësaj të hëne Elbasani hyn në listën e bashkive të gjelbra dhe lëvizja në qytet që në mëngjes ka nisur normalisht.

15:59
Pasojat e Covid-19/ ​Arabia Saudite, masa për të stabilizuar ekonominë

Arabia Saudite planifikon të rrisë taksat dhe të zvogëlojë shpenzimet publike në mënyrë që t’i përgjigjet krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit korona dhe rënia e çmimit të naftës, shkruan Guardian.

15:49
Studimi shokues/ Koronavirusi shkurton vitet e jetës, ja pasojat tek njerëzit e shëruar

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Glasgow, edhe pse numri i të infektuarve nga koronavirusi nuk duhet nënvlerësuar, fokusi gjithashtu duhet të jetë edhe tek pasojat që do t’i lë ky virus tek të shëruarit.

15:44
Ecuria e GJKKO gjatë pandemisë: Një gjyqtare dyshohej se ishte e infektuar, u liruan 20 të paraburgosur

Gjykata e korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO) në një komunikim për mediat i është përgjigjur interesit të gazetarëve me një dokument ku shpaloset aktiviteti i ketij institucioni për periudhën 10 mars- 30 prill.

15:34
Rama video-konferencë me donatorët e rindërtimit: Nuk dyshoj në vullnetin tuaj të mirë, por …

Në një video-konferencë me donatorët e rindërtimit, kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij është shprehur se është me rëndësi që të punojnë së bashku për tu siguruar që përpjekjet të kanalizohen në drejtimin e duhur.

15:26
(Video) Derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, gjobë 2 mln lekë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka marrë kompetencat për kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit.