Borrell vetizolohet në shtëpi, kontakt me një të prekur me COVID

14/10/2020 12:24
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është vetëizoluar, pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. 

Borrell ka deklaruar se do të qëndrojë në karantinë derisa të marrë përgjigjen e tamponit.

“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetëizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”,  shkruan Borrell në postimin e tij në Twitter.

Top Channel