Shijak, në ndërtim 500 banesa/ Do ndërtohen edhe 30 pallate për 500 familje në lagjen Lugina

14/10/2020 15:07

Paraditja e kësaj të mërkure e gjeti kryeministrin Edi Rama duke parë në terren progresin e bërë në ndërtimin e  30 pallateve të reja ku do të strehohen 500 familje në lagjen Luginë në Shijak.

Në bashkinë Shijak ka nisur edhe ndërtimi 500 banesave individuale disa prej të cilave në  njësinë administrative Xhafzotaj.

“Të lumshin këmbët. Mirë se na erdhe. Këtu është gjithë rrugëtimi i jetës time. 4 vëllazën dhe erdhi dita marr një shpërblim madhështor”.

Elton Arbana: Këtu është një familje prej 5 pjesëtarësh dhe është përfitues i një shtëpie 3+1. Ka patur 90 metra katror ndërsa tani do të gëzojnë një shtëpi të re prej 107 metra katrorë.

Edi Rama: Unë e kam thënë që nga dita e parë që do bëjmë çmos që të dalim më të fortë nga kjo krizë dhe faktikisht të gjitha familjet që janë duke hyrë në shtëpia apo edhe pak d hynë nëpër shtëpitë e reja, janë më të forta në kuptimin e shtëpisë dhe pasurisë që ka një vlerë më të madhe seç kishte. Kështu që, ajo që ndodhi nuk e ndalonim dot, por këtë që po bëjmë kemi thënë që do ta bëjmë dhe do ta çojmë deri në fund. Mua më vjen mirë për fjalët e mira, por në Shijak është meritë e veçantë e kryetarit të bashkisë që është një surprizë për mua nga pikëpamja e përkushtimit të madh dhe aftësisë së menaxhimit të gjithë këtyre andrallave që ndodhën dhe gjithashtu Fondi Shqiptar i Zhvillimit që po bën një punë të mirë gjithashtu.

Top Channel