Trondit ministrja e Norvegjisë: Po sulmohemi nga rusët!

14/10/2020 14:35

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soereide deklaroi se pas sulmit kibernatik të muajit gusht kundër parlamentit të vendit të saj, qëndron Rusia.

Parlamenti e pohoi në 1 shtator se kishte qenë e një sulmi të tillë dhe se adresat e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve ishin hakeruar.”Bazuar në informacionet që kemi në dispozicion, gjykojmë se pas kësaj lëvizjeje qëndron Rusia”, tha Soereide.

 

Norvegjia ka synuar të ketë një marrëdhënie pragmatiste me Rusinë, por nuk mund të pranojë sulme të tilla kundër institucioneve të saj demokratike, shtoi ajo, kur u pyet nëse sulmi do të ndikonte në relatat dy palëshe.”Ne nuk mund të pranojmë që parlamenti të jetë objekt i sulmeve të tilla”, deklaroi ministrja.

 

Ambasada e Rusisë në Oslo e hodhi poshtë pretendimin, duke I quajtur akuzat norvegjeze “një provokim të qëllimshëm”.“Ne i konsiderojmë pretendime të tilla të papranueshme. Ato janë një provokim serioz dhe i qëllimshëm, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet dypalëshe”, shkroi ambasada në një koment në Facebook. Norvegjia, e cila është anëtare e NATO-s, ndan me Rusinë një kufi në Arktik.

Top Channel