Hapet Akademia e Kodimit/ Rama: Kemi shtuar shërbimet online për qytetarët

14/10/2020 17:40

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Akademisë së Kodimit.

Rama tha se dikur shërbimet online ishin shumë të pakta, ndërsa tani shërbimet online po tentohen të shtrihen kudo, që njerëzit të mos kenë të bëjnë me persona, por me sistemin.

“AKSH ekzistonte edhe kur ne morëm qeverinë më 2013. Shërbimet online kur morën detyrën ishin 13, ndërsa në dhjetor do jenë 1200. Ambicia jonë është që të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra, për të mos mbajtur radhë të gjatë. Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit.

Shteti do të shkojë në xhepin e çdokujt, në telefonin e çdokujt e të mos ketë nevojë që të dalë nga shtëpia e të mbajë radhën e të mos presë se çfarë fytyre do ketë administratori i radhës. Administrata ende nuk është në nivelin e duhur, por do jetë më mirë”, tha Rama.

Top Channel