Publikohen pamjet/ Kjo është ngarkesa prej 1.2 ton kanabis e sekuestruar në Greqi, në pranga katër shqiptarë

14/10/2020 13:59

Autoritetet greke kanë publikuar pamjet e rreth 1200 kg kanabis që u sekuestruan në një zonë pranë Gjithios në Peloponez.

Sipas informacioneve të para,ngarkesa ka mbërritur me skaf nga Shqipëria disa ditë më parë dhe ishte shkarkuar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios.

Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike dhe ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.

Vlera e drogës llogaritet në 6.750.000 euro dhe janë arrestuar 4 shtetas shqiptarë. Tre prej të cilëve pranuan se kishin udhëtuar me skafin nga brigjet shqiptare dhe i katërti u kap pasi tentoi të merrte me automjetin e tij njërin prej të dyshuarve dhe ta çonte atë në Athinë

FOTO GALERI
1/27

Top Channel