Policia angleze ka ngritur akuzat ndaj një shqiptari në Londër për plagosje të një efektivi policie gjatë një kontrolli për drogë.

Sipas mediave angleze të cilave i referohet Top Channel,  Armando Gjyla, 32 vjeç banues në Southgate, akuzohet për hedhje acidi me qëllim dëmtimin e një oficeri policie dhe si për konspiracion në shitjen dhe prodhimin e lëndës narkotike të klasit B.

Gjyla  ka dalë përpara gjykatës  Barkingside Magistrates’ Court për tu njohur me akuzat.

Në 23 Shtator 2020 skuadra e antidrogës në , Barnet  po ekzekutonte një urdhër kontrolli kur ndodhi incidenti.

Top Channel