Pas humbjes së gjyqit të kujdestarisë, babai maskohet për të masakruar nënën e foshnjes

14/10/2020 17:35

33 vjeçari Andrew Charles Beard është akuzuar për “vrasjen hakmarrëse” pas betejës ligjore të kujdestarisë që u fitua nga nëna e fëmijës së tij, 24 vjecarja Alyssa Ann Burkett.

Babai i foshnjes kishte lyer fytyrën me të zezë dhe kishte vendosur një mjekër të rreme për të kryer vrasjen brutale ish-partneres së tij.

Trupi i Alyssa Ann Burkett u gjet me plagë thike dhe armësh zjarri.

Burkett ishte qëlluar shumë herë pranë ndërtesës ku punonte në Texas, më 2 tetor, tha policia.

Çifti luftonin prej kohësh për kludestarinë e vajzës, raporton Metro.

Autoritetet kishin zbuluar një automjet të braktisur në hyrje të rrugës së shtëpisë së Beard, që plotësonte përshkrimin e mjetit të kërkuar.

Në të autoritetet zbuluan “flokë të zeza” që dukeshin të mbuluara me gjak, si dhe një mjekër të rreme, dhe mbetje boje të zezë makiazhi.

Ata që dëshmuan vrasjen thanë se kishin parë një njeri me ngjyrë të zezë të lëkurës.

Vrasësi ishte parë nga kolegët e Burkett, që thanë se ai i ishte afruar automjetit të saj dhe e kishte qëlluar me armë nga kur ishte afruar te dritarja e shoferit.

Në deklaratën e policisë thuhet: “Gjatë hetimeve detektivët mësuan se i dyshuari dhe viktima ishin përfshirë së fundmi në një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë.

Dokumentet tregojnë se i akuzuaro kishte përdorur gjithashtu mjete elektronike për të gjurmuar vendndodhjen e zonjës Burkett dhe të dashurit të saj të ri.

“Ai duket se e dinte gjithmonë se ku ndodhej ajo,” tha policia.

Mjeti gjurmues ishte vendosur fshehtësisht në makinën e Burkett e të të dashurit të saj.

Familja e nënës së re rarpotohet se ishte ankuar më parë në polici duke u thënë autoriteteve se “ai do të më vrasë.”

Zonja Burkett kishte krijuar dhe një faqe kontributesh financiare në rrjetet sociale për kostot ligjore të gjyqeve.

Aty thuhej: “Është tashmë e qartë se ky njeri do të bëjë gjithçka për të me nxjerrë jashtë panoramës, jam e shqetësuar se do të shkojë më keq”.

Hetimet e autoriteteve vazhdojnë ndërsa fëmija e çiftit nuk është lënduar.

FOTO GALERI
1/3
Andrew Charles Beard eshte akuzuar per vrasje

Top Channel