“Gishtin e mesit”/ Fushata në Berlin për refuzuesit e maskave

14/10/2020 18:46

Autoriteti i turizmit në Berlin ka lançuar një fushatë publicitare në të cilën shfaqet një grua e moshuar që u tregon gishtin e mesit njerëzve që refuzojnë të mbajnë një maskë.

“Gishti tregues i ngritur për të gjithë ata pa maskë”, shkruhet në poster, përkrah fotos së gruas së maskuar. “Vizitoni Berlinin” ka thënë se fushata ka si qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të të moshuarve. Por fushata ka rezultuar e polemizuar, me shumëkënd në Gjermani që e quan atë fyese.

Reklama “Ne i bindemi rregullave të koronës”, e lancuar nga senati i Berlinit dhe Vizitoni Berlinin, u shfaq së pari të martën në një gazetë lokale, por shumë shpejt u përhap në mediat sociale. Sipas ideatorëve, posteri, që është pjesë e një fushate më të gjerë, ka si qëllim ti kujtojë njerëzve të ndjekin rregullat në qytet. “Pjesa më e madhe e berlinezëve dhe vizitorëve, respektojnë rregullat por disa nuk e bëjnë këtë.

Këta njerëz rrezikojnë jetët e të moshuarve dhe njerëzve nga shtresa e rrezikuar”, thanë ata. “Ne donim ti kushtonim vëmendje këtij problemi.

Për këtë arsye kemi zgjedhur këtë motiv provokues”, thanë zyrtarët. Disa janë ngatërruar pak nga teksti ku thuhet gishti tregues ndërkohë që e moshuara ngre gishtin e mesit. Por autorët thonë se kjo është bërë qëllimisht.

Top Channel