Po garonin me kajak në lumin Vjosë dhe rrezikuan mbytjen, anglezi me banim në Përmet shpëton dy turistë hungarezë Nesër në mëngjes kur të dilni nga shtëpia duhet të mbani maskë edhe në rrugë. Rregulli i ri detyron çdo person mbi 11 vjeç që të mbajë maskën ose në rast të kundërt gjobitet nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.
Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë. Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj. Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse.
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
UDHEZUES MBI PERDORIMIN E DEYRUESHEM TE MASKAV NE AMBJENTET SHTEPIAKE
Top Channel