Hollanda mbështet eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme nën 12 vjeç

14/10/2020 16:54

Qeveria Hollandeze ka miratuar planet për të lejuar eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme të moshës midis 1 dhe 12 vjeç.

Të martën, Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge tha se ndryshimi do të parandalojë që disa fëmijë të “vuajnë në mënyrë të padurueshme dhe të pa shpresë”.

Eutanazia aktualisht është e ligjshme në Hollandë për fëmijët më të mëdhenj se 12 vjeç, me pëlqimin e detyrueshëm nga pacienti dhe prindërit e tyre.

Gjithashtu e ligjshme për foshnjat deri në një vjeç me pëlqimin e prindërve.

Por nuk ka asnjë dispozitë për ata të moshës midis një dhe 12 vjeç.

Ashtu si me fëmijët mbi moshën 12 vjeç, pëlqimi i prindërve do të ishte i nevojshëm sipas ndryshimit të rregullit të propozuar. Pacienti gjithashtu duhet të jetë duke duruar “vuajtje të padurueshme dhe të pafund” dhe të paktën dy mjekë duhet të bien dakord për procedurën.

Ndryshimi pritet të zbatohet në disa muajt e ardhshëm.

Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar ka qenë e ligjshme në Hollandë që nga viti 2002, dhe Belgjika fqinje e ndoqi shembullin disa muaj më vonë.

Të dy vendet ishin të parët në botë që legalizuan praktikën, megjithëse në kushte shumë të rrepta.

Në vitin 2014, Belgjika u bë vendi i parë që lejonte eutanazinë vullnetare të fëmijëve nëse ata janë të sëmurë ‘të pashpresë’ dhe kanë dhimbje të mëdha dhe nëse kanë pëlqimin e prindërve. Hollanda prezantoi të njëjtin rregull për fëmijët mbi moshën 12 vjeç pak më vonë.

Top Channel