Video virale/ Kinezja rrotullon në ajër tiganin e nxehtë duke kërcyer në ritmin e ‘Gangnam Style’

14/10/2020 16:43

Video e pabesueshme e një gruaje kineze që rrotullon në duar tiganin e nxehtë duke skuqur makarona e në të njëjtën kohë duke kërcyer me ritmin e hitit ‘Gangnam Style’, është bërë virale në rrjet.

Lëvizjet e frikshme të kuzhinieres së super-talentuar gjatë demonstrimit ‘live’ në një treg aziatik ushqimi, habisin si vizitorët e shumtë ashtu dhe ‘qytetarët’ e internetit.

Ajo shihet që rrotullon mbi kokë tiganin me makarona të nxehta duke kërcyer me muzikën e hitit Gangnam Style.

Kur kënga arrin në refrenin e korit ajo merr tiganin dhe nis ta rrotullojë mbi kokën e saj, por mrekullisht nga tigani nuk bie asgjë.

Në një prej lëvizjeve ajo afron enën e përvëluar shumë pranë tokës por përsëri arrin të shpëtojë me sukses. Gjatë performancës vajzës i bie dhe kapja e flokëve por ajo nuk do t’ia dijë dhe vazhdon të kërcejë..

Kur kënga arrin drejt fundit ajo vendos përsëri tiganin në zjarr, dhe vazhdon rutinën e kërcimit tashmë më e lehtësuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel