Ka përfunduar takimi midis një përfaqësie të naftëtarëve protestues dhe të ashtuquajturve përfaqësues të firmës.

Në përfundim të takimit nuk është arritur asgjë përveç premtimeve boshe.

Protestuesit përfaqësoheshin nga 6 specialistë të rafinerisë ndërsa pala tjetër përfaqësohej nga Gëzim Hajruli dhe një avokat.

Hajruli është i njëjti person që nënshkroi kontratat me naftëtarët rreth 2 muaj më parë, të cilat rezultuan të pavlefshme.

Naftëtarët do të vazhdojnë protestat dhe grevën e urisë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, pagat e papaguara.

Top Channel