Sa i takon ndërtimit të gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti ka reaguar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim,

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë këtë të fundit një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Ky është hap strategjikisht i rëndësishëm. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkroi Yuri Kim.

Gazsjellësi TAP, përfundojnë mbi 90% e punimeve

Top Channel