Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Lituanisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja patën disa raste të artë për gol.

Rasti i parë për Shqipërinë ishtë në minutën e 24’, ku topi i goditur nga Seferi u ndal nga një mbrojtës lituanez me dorë në zonë, por që për arbitrin francez Abed nuk ishte i tillë.

Në minutën e 35-të, sërish brenda zonë sulmuesi i Young Boys goditi brenda zonës, por që topi u prit nga portieri lituanez Svedkauskas.

Në pjesën e parë nga kuqezinjtë janë ndëshkuar me të verdhë Laçi dhe Kumbulla.

 

Top Channel