E rëndë në Gjermani/ Përplasen nga treni dy vëllezërit shqiptarë, vdesin menjëherë pas goditjes

14/10/2020 12:57

Një ngjarje e rëndë tronditi banorët e komunës së Decanit në Kosovë. Dy djem të një familjeje me origjinë prej andej kanë humbur jetën në Bruckberg, pranë Mynihut në Gjermani.

Vëllezërit e moshave 13 dhe 17 vjeç janë goditur nga një tren. Të miturit kishin kaluar një pengesë të rrethuar e kanë ecur mbi shina. Djemtë ishin ndarë nga një grup shokësh dhe po përpiqeshin të mbërrinin më shpejt në stacion ku do të merrnin trenin për të shkuar në shkollë.

Ata nuk e kanë parë me sa duket trenin tjetër rajonal që po vinte drejt Mynihut. Makinisti u përpoq të frenonte, por ishte tepër vonë. E ëma e fëmijëve, siç tregon daja i saj, është e shkatërruar nga lajmi.

“Ajo nuk është më e përgjegjshme”, është shprehur ai.

Për shumë dëshmitarë okularë, përfshirë nxënësit e shkollës, që panë me sytë e tyre aksidentin fatal, ka qenë e domosdoshme ndihma psikologjike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel