Në të gjitha shkollat e vendit dhe përreth tyre do të ketë forca të shumta të policisë , sidomos në orarin e fillimit të mësimit apo të ndërrimit të turneve deri në përfundim të procesit mësimor.

Në ditën e parë të shkollës, policia e shtetit siguroi prindërit e nxënësit se do të shtoheshin forcat e policisë në shkolla për ti orientuar në respektimin e masave anticovid e gjithashtu për të garantuar sigurinë publike e qetësinë në këto institucione arsimore. Mirëpo ka kaluar nje muaj nga fillimi i shkollës dhe policët mungojnë ketu dhe sic mund ta shikoni krijohen grumbullime apo fëmijët mund të rrezikojnë dhe jetën teksa kalojnë rrugën rrëmujshëm.

“Kur filloi shkolla ka pasur, por këto ditë nuk kemi parë më polic . Këtu rruga është shumë problematike nga trafiku. Të kishte të paktën nje polic rrugor për automjetet se janë burim aksidenti”.

“Dy ditë ishin pastaj nuk erdhën më”.

 “Në shkollën time vijnë rrallë policët. Këtu kalojnë me shpejtësi makinat”.

Edhe pse policia parashikoi  ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave, sipas vëzhgimit të Top Channel kjo gjë nuk zbatohet. Në shkollat buzë rrugës, krijohet trafik teksa fëmijët njëherësh dalin rrëmujshëm nga mësim.

Kristi Gongo

Top Channel