Përdorimi i antibiotikëve gjatë foshnjërisë, rrezik për mbipeshë

14/10/2020 15:15

Një hulumtim ka përcaktuar lidhjen mes përdorimi të antibiotikëve gjatë foshnjërisë me mbipeshën në fëmijëri.

Sipas lajmit të uebfaqes Korea Biomedical Review, hulumtimi i kryer nga prof. Park Sang-min dhe ekipi i tij në Spitalin Universitar Kombëtar të Seulit tregon se përdorimi i antibiotikëve gjatë foshnjërisë mund të shkaktojë mbipeshë në fëmijëri.

Në kuadër të hulumtimit të kryer mes viteve 2008-2012 u vëzhguan 31.733 fëmijë që ishin të nënshtruar ndaj kontrolleve shëndetësore kur ishin foshnja dhe është analizuar ndikimi i përdorimit të antibiotikëve brenda 24 muajve të parë pas lindjes në mbipeshën në fëmijëri.

Ekspertët konstatuan se në këtë periudhë sa më shumë antibiotikë përdoren aq më shumë rritet rreziku për mbipeshë, ndërsa antibiotiku i parë që është marrë brenda 6 muajve të parë mundësinë për mbipeshë tek fëmijët e rrit me 33 për qind në krahasim me ato që e kanë marrë antibiotikun e parë mes 18 dhe 24 muajve.

Hulumtimi tregon se të paktën 5 antibiotikë gjatë foshnjërisë rrit rrezikun për mbipeshë në fëmijëri me 42 për qind se sa atyre që përdorin vetëm një herë antibiotik.

Ekspertët theksojnë se flora e zorrëve dëmtohet me përdorimin e antibiotikëve, gjë që shkakton mbipeshë.

“Ky studim demonstron lidhjen midis përdorimit të antibiotikëve dhe mbipeshës në fëmijëri me një mostër të madhe prej më shumë se 30 mijë njerëz”, tha Park.

Më tej theksohet se mbipesha tek fëmijët shkakton presion të lartë të gjakut, diabet, hiperlipidemi dhe sindromë metabolike ndërsa 1 në 3 fëmijë me mbipeshë lufton me të njëjtin problem në moshë madhore.

Top Channel