Vrau nënë e bir se s’takonte të dashurën/ Psikologia: Ngjarja zbardhet me eksperiment social 

14/10/2020 13:50
Psikologia Arjana Muça në Shqipëria Live

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku Kasëm Pirjasi masakroi e më pas dogji nënë e bir pasi nuk takonte dot të dashurën e tij, nuse në këtë familje, në ”Shqipëria Live” është marrë mendimi i ekspertëve.

Psikologia Arjana Muça ka treguar se me anë të një eksperimenti social  ngjarja mund të zbardhet e të mësohet se përse ka ndodhur apo se kush është autori.

“Në këtë rast mund të bëhet një eksperiment, ku ndërtohet e gjithë skena e krimit. Bëhet për të nxjerrë gjithë të vërtetën e ngjarjes. Ndodh edhe ta pranosh fajin nga dhuna e ushtruar. Në rastin konkret kemi dy të rritur që i dinë pasojat e një krimi të kryer. Kjo tregon anën emocionale, komunikimi jo verbal i personit tregon çdo gjë .Të mendosh një plan të tillë deri në djegien e kufomave tregon se është i mirë menduar”, tha Muça.

Top Channel