Babai i 19 vjeçarit në kërkim i kërkon të kthehet/ Thirrje të birit: Dorëzohu në polici

14/10/2020 15:12

“I bëj thirrje djalit tem, fëmijës tem të dorezohet”.  

Ky është apeli që Arben Hasanaj i bën të birit, 19 vjecarit Ilirjan Hasanaj, për t’u dorëzuar në polici. Ai është shpallur në kërkim pasi akuzohet si autor i plagosjes se dyfishtë të ndodhur ditën e Dielë, në Shkodër.

Ish polici, i cili jeton ne emigrim, thotë se nuk ka asnjë problem me familjen e të lënduarve në këtë ngjarje, madje ata kanë marrëdhënie të mira.

Dëshira e 19 vjecarit ishte për t’u bërë pjesë e policisë së shtetit ku ishte ne pritje të përgjigjeve te testimeve në akademinë e rendit.

Top Channel