Personat me aftësi të kufizuara vështirësi në gjetjen e punës, Shehu: Ka ligj por nuk zbatohet

14/10/2020 15:09
Eduart Shehu, nga Shoqata “MEDPAK” në "Shqipëria Live"

Eduart Shehu, nga Shoqata “MEDPAK” ka dhënë informacion ditën e sotme në “Shqipëria Live” në lidhje me ligjin e që ndihmon personat me aftësi të kufizuara.

Sipas këtij ligji 25% e punonjësve në një mjedis pune mund të jenë me aftësi të kufizuara duke krijuar edhe harmoni dhe tolerancë mes tyre. Shehu thotë se ky ligj nuk zbatohet në vend, por personat që i përkasin kësaj kategorie duhet t’u drejtohen zyrave të punësimit ose shoqatave.

Ka një ligj në lidhje me personat me aftësi të kufizuara por nuk zbatohet. Ata janë si gjithë të tjerë, në momentin që ata paraqiten  nxirren pretekste. Duhet të evitohen këto ligjërisht, është një ligj i marsit të 2019-ës. Zyrat e punës luajnë rolin e ndërmjetësit. Është e rëndësishme që ata të marrin kontakt me shoqatat e personave me aftësi të kufizuara. Duhet të rriten profesionalisht. Ka një VKM të 2 janarit të 2020-ës, për sa i përket nxitjes së punësimit, duhet të rritet fondi i punësimit nga ana e ministrit që të mos ketë probleme në lidhje me biznesin”, tha Shehu.

Top Channel